Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Fauci: Së shpejti, udhëzime të reja për të vaksinuarit

Lapsi.al 24 February 2021
Fauci: Së shpejti, udhëzime të reja për të vaksinuarit

Ndërkohë që shtohet numri i amerikanëve të vaksinuar, Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha se “së shpejti” do të dalin udhëzime të reja për njerëzit e vaksinuar. Udhëzimet do të njoftohen nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

“Unë besoj se do të dëgjoni më shumë rekomandime se si mund të zbutni ashpërsinë e disa prej masave, veçanërisht kur keni të bëni me gjëra të tilla si familja juaj personale kur njerëzit janë vaksinuar”, tha Dr. Fauci për televizionin CNN.

Disa ndryshime për ata që janë vaksinuar tashmë janë publikuar. Për shembull, personat e vaksinuar nuk kanë nevojë për karantinë nëse bien në kontakt me një person të infektuar. Ndërkohë, furnizimi me vaksina pritet të rritet, siç bëjnë të ditur kompanitë farmaceutike. Në dëshminë me shkrim për Kongresin, Shefi i Biznesit i firmës Pfizer John Young tha se kompania ka në plan të dyfishojë prodhimin deri në 13 milion doza në javë deri në mes të marsit.

Moderna shpreson të verë në dispozicion 40 milion doza në muaj deri në prill. Furnizimi mund të shtohet më tej nga vaksina e re e Johnson & Johnson, e cila funksionon me një dozë. Vaksina pritet t’i nënshtrohet diskutimit të enjten./VOA/

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI