Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Shifra të larta të të infektuarve me COVID-19 në shtetet fqinje, Gjermania mban të kufizuar lëvizjen në kufijtë tokësorë

Lapsi.al 23 February 2021
Shifra të larta të të infektuarve me COVID-19 në shtetet

Gjermania do t’i vazhdojë kufizimet në kufijtë tokësorë edhe për tetë ditë të tjera, tha një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme gjermane.

Kufizimet që i ndalojnë shumicën dërrmuese të njerëzve të hyjnë nga Republika Çeke dhe rajoni austriak i Tirolit do të mbeten në fuqi deri më 3 mars, konfirmoi zyrtari gjerman.

Këto dy rajone, së bashku me Sllovakinë, janë futur në listën e vendeve me shqetësim të lartë qysh më 14 shkurt, për shkak të normës së lartë të të infektuarve me koronavirus.

Fillimisht ka qenë e parashikuar që kufizimet të zgjasin për dhjetë ditë. Nga kufizimet përjashtohen ata që konsiderohen punëtorë kryesorë, përfshirë drejtuesit e kamionëve që sjellin mallra në vend.

Komisioni Evropian tha në një letë drejtuar ambasadorit gjerman në Bruksel, Michael Clauss, se masat janë joproporcionale dhe të pajustifikueshme.

“Ne besojmë se objektivi i ndjekur nga Gjermania, që është mbrojtja e shëndetit publik gjatë pandemisë, mund të arrihet me masa më pak kufizuese”, thuhet në letër.

Republika Çeke ka normën më të lartë të infektimit me koronavirus brenda Bashkimit Evropian. Që nga fillimi i pandemisë në pranverën e vitit të kaluar, ky shtet ka regjistruar mbi 1.16 milion raste me koronavirus dhe më shumë se 19,500 viktima.

Në Gjermani, numri total i të infektuarve ka arritur në mbi 2.3 milionë, ndërsa i viktimave në mbi 68,000.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI