Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Frika nga variantet e reja/ Italia zgjat kufizimet e udhëtimit

Lapsi.al 22 February 2021
Frika nga variantet e reja/ Italia zgjat kufizimet e udhëtimit

Qeveria italiane ka vendosur të zgjasë ndalimin e udhëtimeve jo të domosdoshme mes të 20 rajoneve të shtetit fqinj deri në 27 mars, ne mesin e frikës që kanë ngjallur variantet e reja të koronavirusit. Autoritetet italiane po përpiqen të marrin masa për të frenuar përhapjen e mutacioneve, që konsiderohen shumë më infektuese se variant fillestar I koronavirusit.

Zyrtarët vendas thane se Ministria e Shëndetësisë do të rrisë përpjekjet për vaksinim, duke u kërkuar rajoneve që të përdorin të gjitha dozat që kanë, në vend që ti ruajnë për dozën e dytë.

Ndalimi i udhëtimeve brenda Italisë hyri në fuqi pak para Festës së Krishtlindjes dhe pritej të përfundonte në 25 shkurt, por zyrtarët druhen se lehtësimi i masave të izolimit mund të rezultojë me raste të reja të infektimit me variantin britanik të koronavirusit.

Një nga vendimet e para të kryeministrit Mario Draghi ishte kufizimi për të vizituar familjen dhe miqtë, duke thënë se nuk lejohen më shumë se dy persona te huaj ne një shtëpi. Ndonëse numri i të prekurve me koronavirus nga rënë nga 40,000 në nëntor, në 15,000 tani, shkalla e infektimit dhe përqindja e testeve pozitive është rritur në disa rajone.

Që prej shpërthimit të pandemisë në shkurt të vitit të kaluar, ne Italia janë shënuar 95,718 viktima, shifra më e lartë kjo në Evropë pas Britanisë, dhe e shtata në listën botërore.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI