Flash

Studimi nga Izraeli: Vaksina e Pfizer/BioNTech pengon transmentimin e virusit

Lapsi.al 22 February 2021
Studimi nga Izraeli: Vaksina e Pfizer/BioNTech pengon transmentimin e virusit

Ende nuk duket fundi i pandemisë. Por ka shpresa pas studimit nga Izraeli mbi transmentimin e virusit pas vaksinimit me vaksinën e BioNTech.

Studimet e fundit në Izrael për efektshmërinë e vaksinës BioNTech janë shpresëdhënëse. Në këto studime paraprake është provuar, se nga vaksina e BioNTech dhe partnerit amerikan, Pfizer mund të pengohet ecuria e rëndë e sëmundjes Covid-19 në afër 99% të rasteve, ka bërë të ditur Ministria izraelite e Shëndetësisë, citoj Deutsche Welle.

Por edhe një lajm tjetër i mirë vjen nga Izraeli: Në një studim vëzhgues ende të papublikuar të prodhuesit të vaksinës dhe ministrisë izraelite, me gjasa vaksina pengon deri në 90% transmentimin e virusit e me këtë edhe infektimin e një personi tjetër. Deri tani ishte e paqartë, nëse vaksina mbron vetëm të vaksinuarit apo edhe njerëzit përreth. Studimi në Izrael sipas raportimeve në media bazohet në të dhënat e 1,7 milionë të vaksinuarve dhe së shpejti do të publikohet me të ashtuquajturën procedurë “Preprint” në një revistë shkencore.

Eksperti gjerman i shëndetësisë dhe politikani socialdemokrat, Karl Lauterbach është shprehur për gazetën “Bild” pas publikimit të lajmit, se “këto vlerësime janë me rëndësi të madhe”. Vaksina vërtet me këtë mundëson një imunitet të tufës dhe mundëson kthimin në jetën normale. Në Izrael e kanë marrë vaksinën gati gjysma e 9,3 milionë izraelitëve. Ky vend është vendi i parë në botë që ka kryer më shumë vaksinime dhe është i përshtatshëm për vëzhgime shkencore në masë.

Të këshilluara

Qëllohen për vdekje dy protestues në Mianmar

Të paktën dy vetë u vranë nga armët e zjarrit në Mianmar të shtunën ndërsa forcat e sigurisë përdorën fishekë luftarakë, plumba gome, gaz lotësjellës, ujë me pr...

08:30

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI