Flash

Shtyhet afati i bllokimit të Kapshticës deri më 8 mars

Lapsi.al 23 February 2021
Shtyhet afati i bllokimit të Kapshticës deri më 8 mars

Në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, Greqia ka shtyrë afatin e bllokimit të kalimit kufitar të Kapshticës deri më 8 mars. Hyrja në shtetin fqinj nëpërmjet kësaj pike kalimi deri në atë datë do të jetë e mbyllur. Ndërkohë sa i takon daljes nga Greqia dhe hyrjes drejt vendit tonë do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash).

Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojnë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI