Flash

Ndahet dyshja më e njohur e muzikës, Daft Punk

Lapsi.al 23 February 2021
Ndahet dyshja më e njohur e muzikës, Daft Punk

Dyshja më e njohur e muzikës, Daft Punk, i ka dhënë fund bashkëpunimit pas 28 vitesh. DJ-të francezë, emrat e vërtetë të të cilëve janë Thomas Bangalter dhe Guy-Manuel de Homem-Christo, njoftuan ndarjen e tyre në një video 8 minuta me titull “Epilog”, e cila u postua në YouTube. Në video të dy ata kanë fshehur identitetin e tyre, duke u shfaqur si robotë.

Videoja përfundoi me imazhin e një dore floriri dhe një tjetër argjendi, që formojë formën e një trekëndëshi me vitet 1993-2021. Kjo ndarje artistike është konfirmuar edhe nga përfaqësues të Daft Punk, për E! News, por nuk është dhënë asnjë detaj më tepër.

Gjatë karrierës së tyre, Daft Punk patën shumë sukses, për shkak të shumëllojshmërisë së projekteve dhe hiteve të tyre. Përveçse regjistruan një album në vitin 2010 për filim “Tron: Legacy”, dyshja sollën hite të shumta si “One More Time”, “Robot Rock” apo “Get Lucky” në bashkëpunim me Pharell Williams.

Të këshilluara

Videothirrjet "pushtuan" vitin 2020

Bum videothirrjesh, për shkak të pandemisë dhe përdorimit të shërbimeve si Zoom, Google Meet dhe Microsoft Teams. Ky është përfundimi i një studimi të Juniper R...

16:40

Khloe dhe Tristan zyrtarisht bashkë

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson vazhdojnë ende të përfliten për marrëdhënien e tyre, që ka pasur shumë ulje-ngritje gjatë viteve. Muajt e fundit ata janë ...

13:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI