Flash

Rama ndryshon qasjen ndaj vaksinimit: Do të nisim me personalitetet e njohura, por do të ketë dhe njerëz të zakonshëm

Lapsi.al 21 February 2021
Rama ndryshon qasjen ndaj vaksinimit: Do të nisim me personalitetet e

Pas disa akuzave e qëndrimeve të kundërta ndaj vendimit që kryeministri Edi Rama bëri publik disa ditë më parë, për të nisur vaksinimin me personalitetet e njohura të thyera në moshë, sot nga Elbasani ai u shfaq me një argument të ri.

Rama tha se vaksinimi do të nisë në mënyrë simbolike me personazhe të njohur duke qenë se mbi vaksinën janë ngritur dhe disa teori konsiprative rreth efektit të saj. Në të njëjtën ditë do të vaksinohen edhe njerëz të zakonshëm, qartësoi këtë herë kryeministri, i cili duket se ka reflektuar dhe ka ndryshuar qëndrim pas reagimeve të shumta kundër, që e konsideronin një formë diskriminimi nisjen e vaksinimit me emra të njohur.

“Bëhet fjalë për të filluar vaksinimin me disa personalitet që janë 80-vjeçare për të dhënë një mesazh përkujdesjeje për ta sepse shoh njëfarë sëkëlldie që kur këta njerëz ndahen nga jeta ka një rrjedhje fjalësh për ta dhe nuk ma ha mëndja që do të dukeshim më bukur nëse ne do të duhet të përballeshim me humbjen e tyre për shkak të mungesës së vaksinës.

Po ashtu fushata e vaksinimit ka një aspekt tjetër që është edhe sensibilizimi i atyre që mendojnë se vaksina është e dëmshme.

Pra fillojmë më kategorinë e 80-vjeçare por janë të parët në një ditë ku do të vaksinohen edhe të tjerë që janë njerëz të zakonshëm, por fillon me ta si një mënyrë simbolike. Është bërë një reagim i padenjë, mizerabël nga njerëz që kanë mundësi të komunikojnë më publikun duke u përpjekur të shfryjnë mllefin ndaj qeverisë”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI