Flash

Zjarr në periferi të Vlorës

Një zjarr ka përfshirë këtë të shtunë periferinë e qytetit të Vlorës, ndërsa temperaturat e larta dhe er...

14:48

Kryemadhi bën denoncimin e fortë: Policia me mbështetjen e Prokurorisë së Elbasanit po kërcënojnë kandidatët e LSI

Lapsi.al 20 February 2021
Kryemadhi bën denoncimin e fortë: Policia me mbështetjen e

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Kjo javë” ka bërë një denoncim duke thënë se segmente të policisë po kërcënojnë kandidatët e LSI-së. Konkretisht, Kryemadhi është shprehur se policia e Elbasanit me mbështetjen e Prokurorisë po kërcënon kandidatët e LSI-së.  Sipas saj, prokurori i Elbasanit po intimidon kandidatët për deputetë në mënyrë që të favorizojë vëllanë e tij Besjan Ajazin, i cili është njëkohësisht këshilltar i Taulant Ballës.

“Edhe presioni i Policisë së Shtetit ndaj kandidatëve të opozitës është jashtëzakonisht i madh, por edhe i Prokurorisë. Dhe këtu përfitoj nga rasti për t’i bërë thirrje Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që të rishikojë emërimin e prokurorit të Elbasanit, i cili po përdor Prokurorinë e Elbasanit si element kërcënimi ndaj kandidatëve, për t’i hapur rrugën vëllait të tij Besjan Ajazi, këshilltarit të Taulant Ballës, i cili do të kandidojë për deputet në rrethin e Gramshit. Ka bërë veprime të shëmtuara, por edhe të jashtëligjshme" , ka thënë Kryemadhi.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI