Flash

Falimenton Fenty kompania në pronësi të Rihannës për shkak të COVID

Lapsi.al 12 February 2021
Falimenton Fenty kompania në pronësi të Rihannës për

Rreth dy vite më parë, Rihanna debutoi me markën e saj të veshjeve, Fenty, pjesë e LVMH - LVMH Moët Hennessy Louis Vuitton, i njohur zakonisht si LVMH, një korporatë shumëkombëshe franceze dhe konglomerat i specializuar në mallra luksoze, me seli në Paris, Francë. Por Rihanna dhe LVMH duket se do t’i japin fund Fenty-t.

Sipas Women's Wear Daily (WWD), e tatëpjeta e Fenty-t erdhi si pasojë e pandemisë dhe sfidave të mbajtjes së një brandi në distancë, një brand luksoz që prodhohet në Paris dhe Itali.

Ndalimet e udhëtimeve, e mbajtën Rihanna-n në SHBA dhe i dhanë përparësi Fenty Beauty dhe Fenty Skin, kompani që janë të vendosura në Los Angeles. WWD raporton se LVMH do ta vendosë fokusin në forcimin e sipërmarrjeve të tjera të Rihanna-s. Pritet qe faqja e Fenty-t të mos jetë më aktive javën e ardhshme.

Business of Fashion thotë se një tjetër sfidë me të cilën u përball Fenty ishte sigurimi i klientëve besnikë. Linja luksoze, që nisi nga stili i Rihanna-s, nuk zgjoi interesin e blerësve të rregullt të produkteve te makeup-it të Fenty Beauty, të produkteve të kujdesit të lëkurës të Fenty Skin dhe të brendshmeve të Savage X, që kanë çmime shumë herë më të lira se veshjet.anabel

Të këshilluara

Ndahet nga jeta këngëtari grek

Mikis Theodorakis është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare. Ai i këndoi luftës por edhe dashurisë përmes melodive të Mikis Theodorakis dhe kompozitorëve të ...

17:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI