Flash

Video e sherrit mes dy reperëve/ Don Xhoni tregon të vërtetën e ngjarjes

Lapsi.al 11 February 2021
Video e sherrit mes dy reperëve/ Don Xhoni tregon të
Pak ditë më parë në rrjete sociale u shpërnda me shpejtësi një video, në të cilën shiheshin një grup djemsh duke rrahuar një djalë tjetër që ndodhej vetëm brenda një makine. Në fillim u tha se protagonistët në video ishin dy reperët e njohur shqiptarë, Don Xhoni dhe Finem. Mirëpo reagimi nga Don Xhoni ishte i menjëhershëm. Ai i hodhi poshtë të gjitha aludimet dhe u shpreh se nuk ishte ai në atë video dhe se gjithë këtë e ka bërë Finemi për vëmendje. Madje Don Xhoni i bëri thirrje Finemit që të shkonte në Kosovë, nëse donte të përballej realisht me të. Nga ana tjetër nuk mungoi as reagimi i Finemit. “Unë nuk e dija atë video për vete, sa rrahim ne përditë… Do mbajmë mend ne sa rrahim… Mund të më dërgosh një mesazh, si ta zgjidhim këtë që na ra, se as unë nuk kam faj këtu, por jo të tregosh më shumë detaje, se po qe puna për detaje… lajmi është fake, po pse duhet të vazhdojmë të nxjerrim gjërat më gjatë? Do të tregosh që ke njerëz? Ndoshta ti je gangster, po çoje një fjalë të mirë, jo do dalim tani të tregojmë njerëzit, nejse…” u shpreh Finemi. Ndërkohë së fundmi është zbuluar se si qëndron e vërteta e videos virale. Një këngëtar i ri i quajtur Santi, ka treguar se djali në video që kanë rrahur brenda makinës është ai vetë. Santi ka treguar se ngjarja ka ndodhur 3 muaj më parë dhe ai e kishte mbyllur këtë çështje me Finemin e se nuk e priste të dilte një video e tillë. Ndër të tjera këngëtari thotë se Finemi e ka shpërndarë vetë videon për të marrë pak vëmendje nga fama e madhe e Don Xhonit dhe se ai do e ndjekë penalisht reperin. Pasi Santi tregoi gjithë të vërtetën, ka ardhur një tjetër reagim nga Don Xhoni. “Tash po flet Don Xhon e vërteta. Po më vjen shumë keq për këto probleme që po ndodhin në ditët e sotit, sidomos kjo që i paska ndodh këtij dashamiri… Sido që të jetë ky po e tregon realitetin dhe po e tregon pse kjo video është publiku me të vetmen arsye me përfitu nga emri i Don Xhonit. Por jo veç sot, asnjëherë rrena nuk kanë jetu më shumë se realiteti. Kjo pra është e vërteta! Unë e kam veç një mesazh për krejt dashamirët e mi, veç me punë bohet kjo që e kom arrit unë, hajdeni ju ndihmoj sa herë të keni nevojë, por kurrë mos provoni me ksi forma se ju dilni keq në fund të ditës unë vazhdoj me ju jep juve ata që ju pritni prej meje, ata që më keni vlerësu që di me bo ma s’miri. Shihemi shpejt në projektin e radhës! Ju don Big Don Xhon!”, ka shkruar ai.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by ICONSTYLE (@iconstyle_al)

Të këshilluara

Princesha Eugenie bëhet nënë e një djali

Princesha Eugenie më 9 shkurt 2021, është bërë nënë e një djali. Lajmi është bërë publik nga vetë princesha dhe mediat britanike. Princesha ka lindur në orën 8....

10:17

Stresi dhe Getinjo sjellin një bashkëpunim

Stresi dhe Getinjo kanë bashkuar forcat me njëri-tjetrin dhe kanë punuar për një projekt që ka për t’u kthyer menjëherë në hit! Vetëm disa minuta më parë, dy dj...

10:14

Njihuni me çiftin më të ri të showbiz

Robert Berisha i ka hedhur benzinë zjarrit sonte dhe është kthyer në kryefajlën e të gjitha mediave, duke publikuar një video ku shfaqet në shoqërinë e një mode...

10:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI