Flash

Personi që kujdesej për Kevin Hart arriti t’i vidhte aktorit 1mln dollarë

Lapsi.al 11 February 2021
Personi që kujdesej për Kevin Hart arriti t’i vidhte aktorit

Personi i cili kujdesej për blerjet e aktorit Kevin Hart dyshohet se vodhi më shumë se 1 milion dollarë prej tij, duke bërë blerje të paautorizuara me kartat e kreditit të artistit. Dylan Jason Syer doli para Gjykatës së Lartë të Queens-it këtë të mërkurë, ku u përball me disa akuza. 29-vjeçari akuzohet për pasuri të vjedhur të shkallës së parë dhe të dytë, vjedhje identiteti në shkallën e parë dhe skemë për mashtrim, sërish në shkallën e parë.

Syer nisi të punojë për Hart-in në vitin 2015, ku fillimisht iu caktua të merrej me disa artikuj specifikë, derisa më vonë, Syer-s do të mbante kartat e kreditit të aktorit, “me mirëkuptimin se ai do të bënte vetëm blerje të autorizuara”. Por sipas prokurorëve, prej një harku kohor prej 19 muajsh, Syer i lejoi vetes të shpenzonte pa kufi.

Kështu, përpos 923,000 dollarëve të marrë nga karta e kreditit, ish-punonjësi i Kevin-it akuzohet se ka shpenzuar 240 mijë dollarë për bizhuteri dhe një orë me vlerë të lartë, në një argjendari në Kaliforni.

“I pandehuri më pas shpenzoi mijëra dollarë për një pikturë të Sam Friedman-it. Po kështu bleu dy çanta Louis Vuitton Keepall Bandouliere”, u tha në seancën gjyqësore.

Fill pas arrestimit të Syer-it, efektivët kontrolluan shtëpinë e tij, ku raportohet se u gjetën para dhe mallra me vlerë rreth 250,000 dollarë.

Të këshilluara

Princesha Eugenie bëhet nënë e një djali

Princesha Eugenie më 9 shkurt 2021, është bërë nënë e një djali. Lajmi është bërë publik nga vetë princesha dhe mediat britanike. Princesha ka lindur në orën 8....

10:17

Stresi dhe Getinjo sjellin një bashkëpunim

Stresi dhe Getinjo kanë bashkuar forcat me njëri-tjetrin dhe kanë punuar për një projekt që ka për t’u kthyer menjëherë në hit! Vetëm disa minuta më parë, dy dj...

10:14

Njihuni me çiftin më të ri të showbiz

Robert Berisha i ka hedhur benzinë zjarrit sonte dhe është kthyer në kryefajlën e të gjitha mediave, duke publikuar një video ku shfaqet në shoqërinë e një mode...

10:01

Shenjat më tradhëtare të horoskopit

Fatkeqësisht tradhëtia dhe mashtrimi ndodh më shpesh sesa secili prej nesh do të dëshironte, dhe identifikimi i një tradhëtari nuk është aq e lehtë. Por nëse je...

17:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI