Flash

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Nju Jorku pas masës së arrestit në shtëpi të vendosur nga SPAK ndaj drejtoreshës së Sh&...

15:39

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Amerikë/Qëllohet për vdekje 20-vjeçari, po xhironte një rreng grabitje për Youtube

Lapsi.al 9 February 2021
Amerikë/Qëllohet për vdekje 20-vjeçari, po xhironte

Një 20-vjeçar nga Tennessee ka mbetur i vdekur pas një rrengu, të cilin dëshironte ta xhironte dhe ta publikonte në kanalin e tij në “Youtube”. Sipas një deklarate për shtyp nga autoritetet në Nashville, youtuber-i i njohur si Timothy Wilks është qëlluar në një vend parkimi ditën e premte.

Policia ka thënë se Wilks dhe një shoku i tij, i cili nuk është identifikuar ende, dyshohet se i janë afruar një grupi njerëzish me thika në duar. Sipas informacioneve të policisë, Wilks dhe personat e tjerë po planifikonin që të organizonin një grabitje të rreme si pjesë e një videoje që do e publikonin më vonë në Youtube. Mirëpo gjatë këtij momenti 20-vjeçari është qëlluar dhe ka mbetur i vdekur në vend.

Kur autoritetet kanë arritur në vend, personi që ka qëlluar Wilks është shprehur se ai ka qëlluar për vetëmbrojtje dhe se nuk ishte i vetëdijshëm se ajo ishte thjesht një reng. Për këtë arsye deri më tani ai nuk po përballet me asnjë akuzë. Nga ana tjetër policia po punon ende për të investiguar pretendimet e tij se vrasjen e bëri për vetëmbrojtje.

Gjithsesi vrasja e 20-vjeçarit ngre sërish shqetësimin se trendet në rrjete sociale përbëjnë një problem të vërtetë për shoqërinë e sotme. Ky nuk është rasti i parë që përfundon me tragjedi, pasi shumë persona të tjerë janë përfshirë në skema të tilla tepër të rrezikshme dhe ekstreme.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI