Flash

Britania kërkon fshirjen e informacioneve të rreme rreth COVID-19 në mediat sociale

Lapsi.al 4 February 2021
Britania kërkon fshirjen e informacioneve të rreme rreth COVID-19

Qeveria britanike të enjten kërkoi nga kompanitë e mediave sociale që të fshijnë postimet që përmbajnë dezinformata lidhur me koronavirusit, pas shqetësimeve se shumë pjesëtarë të grupeve të minoriteteve po refuzojnë që të vaksinohen kundër COVID-19.

“Mesazhi im për të gjithë, qoftë Twitter apo Facebook, ju duhet të jeni të përgjegjshëm dhe të kryeni pjesën tuaj për të hequr postimet me dezinformata sapo t’i identifikoni ato”, tha para deputetëve britanikë, ministri për vaksina, Nadhim Zahawi.

Qeveria britanike në muajin mars të vitit të kaluar ka themeluar një njësi për luftimin e dezinformatave lidhur me pandeminë dhe që atëherë ka thënë se ka monitoruar platformat sociale dhe u ka kërkuar atyre që të fshijnë mesazhet që përhapin dezinformata.

Ekzekutivi në Britani thotë se është i shqetësuar lidhur me numrin e pjesëtarëve të komunitetit afrikan dhe aziatik, të cilët po refuzojnë që të bëhen pjesë e fushatës së vaksinimit, pjesërisht për shkak se nuk kanë besim në vaksina.

Vdekshmëria nga virusi në këto dy komuniteti është dyfish më i lartë sesa i komuniteteve të tjera, kishte deklaruar të hënën kryeministri britanik, Boris Johnson.

Në dhjetor të vitit 2020, Britania u bë shteti i parë në kontinetin evropian që nisi fushatën e saj të vaksinimit kundër koronavirusit./ REL

Të këshilluara

Biden korrigjon politikën e migrimit

Presidenti i ri i SHBA, Joe Biden kishte njoftuar se nuk donte të humbte asnjë minutë kohë. Mënyra e trajtimit të migrantëve në Shtetet e Bashkuara do të ndrysh...

11:22

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI