Flash

Mbi 2.2 milionë viktima nga Covid-19, shtetet europiane sërish në karantinë për të ulur shifrat

Lapsi.al 3 February 2021
Mbi 2.2 milionë viktima nga Covid-19, shtetet europiane sërish në

Teksa shifrat e viktimave nga Covid-19 kanë kaluar shifrën e 2.2 milionëve, kontinenti më i prekur, ai i Europës vijon të ashpërsojë masat parandaluese. Megjithatë në varësi të shkallës së infeksionit, përgjigja ndaj virusit varion nga shteti në shtet.

Franca ka vendosur kufizimet të ngjashme me ato të vendit tonë, të cilat ndalojnë lëvizjen pas orës 20:00 dhe deri në orën 06:00. Megjithatë pas datës 16 janar pati një shtrëngim të masave duke e ngushtuar orarin e lëvizjes nga ora 06:00 deri në orën 18:00. Baret, restorantet, teatrot dhe kinematë vijojnë të jenë të mbyllura dhe janë të ndaluara udhëtimet me vendet jo anëtare të Bashkimit Europian.

Gjermania nga ana tjetër ka detyruar të gjithë banorët e saj të mbajnë maska kirurgjikale kur dalin në ambiente të hapura si për shembull: gjatë përdorimit të transportit publik apo nëpër dyqane e qendra tregtare. Baret, restorantet, parukeritë mbeten të mbyllura.

Edhe Italia ka të vendosur një kufizim në orarin e lëvizjes së qytetarëve që zgjat nga ora 22:00 deri në orën 05:00. Sa i përket aktiviteteve si bare apo restorante ato janë të hapura, në varësi të rajonit dhe përhapjes së virusit në zona të caktuara.

Në Greqi shkollat do të rihapen pas një mbyllje të vendit që nga nëntori, kur u vendos dhe fasha orare 21:00 deri në orën 05:00. Në fund të nëntorit një kufizim edhe më i ashpër u vendos në zonat e kuqe (me rrezikshmëri të lartë, duke përfshirë kryeqytetin Athinën). Në këto zona fasha orare shtrihet deri në orën 18:00.

Ndërkohë në vendin tonë mbas mbledhjes së fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve vijon të mbetet në fuqi orari i lëvizjes 22:00 deri në 06:00. Komiteti ka vendosur që mësimi të jetë i alternuar për nxënësit nga klasa e dytë deri në të 11, ndërsa universitetet vazhdojnë mësimin online.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI