Flash

Aksident në Belsh, ndërron jetë një person

Lapsi.al 4 February 2021
Aksident në Belsh, ndërron jetë një person

Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur këtë mesditë, në qytetin e Belshit.

Policia njofton se mjeti tip “Volkswagen”, me drejtuesen shtetasen A.Gj., 39 vjeç, banuese në Elbasan, është përplasur me  një motoçiklet, me drejtues shtetasin S. B., i cili fatkeqësisht ka humbur jetën.

"Në askin rrugor Belsh – Kuçovë, në fshatin Dëshiran mjeti tip “Volkswagen”, me drejtuesen shtetasen A.Gj., 39 vjeç, banuese në Elbasan , është përplasur  me  një motoçiklet me drejtues shtetasin S. B., banues në fshatin Dëshiran.

 

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës dhe është plagosur shtetasja Z.Z., e cila ishte pasagjere në motoçiklet dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 

Grupi hetimore ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktu të aksidentit", njofton policia.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI