Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë për Leonard Hajrin, i cili akuzohet se është përfshirë në pengmarrjen dhe torturimin deri në vdekje të Jan Prengës. Nga arrest me burg gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Masa e sigurisë ka ndryshuar dhe për të dyshuarin tjetër, Olsi Turja i cili është dërguar në ‘arrest shtëpie’
Para pak ditësh u lirua Ardian Docaj, ndërsa në pranverë të 2020-ës Bajram Hajri. Këta persona dyshohen për përfshirje në rrëmbimin dhe torturimin me pasojë vdekjen të Jan Prengës.
Për momentin në burg mbetet kopshtari Festim Bexhdili. Në kërkim janë edhe Altin Hajri e Gentian Docaj.