Flash

Arrestohet “xhepisti” në Elbasan, 39-vjeçari bënte namin me vjedhjet

Lapsi.al 3 February 2021
Arrestohet “xhepisti” në Elbasan, 39-vjeçari bënte

Një 39-vjeçar është arrestuar për shkak se akuzohet për vjedhje. Sipas uniformave blu i arrestuari është F. Z., 39 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, i ka vjedhur portofolin A. D.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autor dhe i 4 vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Elbasanit, konkretisht:

  • Më datë 01.02.2021 dyshohet se i ka vjedhur një aparatin celular shtetases V. B.;
  • Më datë 29.01.2021 dyshohet se i ka vjedhur portofolin shtetases L. D.;
  • Më datë 28.01.2021 dyshohet se i ka vjedhur portofolin shtetases M. T.;
  • Më datë 18.12.2020 dyshohet se i ka vjedhur çantën shtetases B. Ll.

Megjithatë duket se këto nuk janë të vetmet akte kriminale të 39-vjeçarit pasi policia ka njoftuar se po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohen se janë kryer ky shtetas.

Të këshilluara

Parashikimi i motit këtë të mërkurë

Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë moti paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare, ku më të dukshme vranësirat do jenë në zonat përgjatë kufirit ...

07:17

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI