Flash

SHBA-ja e quan ditë historike vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael

Lapsi.al 2 February 2021
SHBA-ja e quan ditë historike vendosjen e marrëdhënieve

Departamenti amerikan i Shtetit ka mirëpritur vendosjen e lidhjeve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, duke e quajtur këtë ditë si historike.

“Urime Izraelit dhe Kosovës për vendosjen zyrtare të marrëdhënieve diplomatike. Një ditë historike. Shtetet e Bashkuara janë më të forta kur partnerët tanë janë të bashkuar. Lidhjet më të thella ndërkombëtare ndihmojnë më shumë paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe Lindjen e Mesme”, ka shkruar në rrjetin social Twitter, Ned Price, zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.

Të hënën, më 1 shkurt, Kosova dhe Izraeli në një ceremoni virtuale, formalizuan vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi nënshkruan dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, me qëllim që të rrisin bashkëpunimin në shumë sfera.

Në një konferencë për media, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tregon qartë për efektin dhe rëndësinë që ka marrëveshja e 4 shtatorit 2020 e arritur në Uashington. Njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Izraelit ishte paraparë me këtë marrëveshje të cilën e kishin ndërmjetësuar Shteteve e Bashkuara, dhe e cila ishte nënshkruar nga Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti Vuçiq tha të hënën se Beogradi nuk është aspak i kënaqur me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, dhe se një akt i tillë nuk do të ketë ndikim pozitiv në raportet e Serbisë me Izraelin. Ndërsa, pas nënshkrimit të dokumentit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, ministri izraelit, Ashkenazi tha se të dyja vendet po bëjnë histori.

“Sot po bëjmë histori. Po vendosim marrëdhënie diplomatike ndërmjet Izraelit dhe Kosovës, një moment që është pritur nga shumëkush. Kjo është hera e parë që marrëdhëniet diplomatike po vendosen përmes Zoom-it. Sot ne kemi mundësi që të rrisim bashkëpunimin me popullin e Kosovës, me të cilin kemi marrëdhënie të ngrohta dhe miqësore”, tha ai.

Ministri izraelit tha se dëshiron që me Kosovën të bashkëpunojë në shumë fusha, përfshirë fushën e ekonomisë, të shëndetësisë e inovacionit.

Ai po ashtu bëri të ditur se mëngjesin e 1 shkurtit ka miratuar kërkesën e Haradinaj-Stubllës që Kosova të hapë ambasadën në Jerusalem. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe ai francez Emmanuel Macron flasin për mediat para një takimi në Pallatin Presidencial Elysee në Paris, 1 shkurt 2021. Ndërkaq, minstrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Haradinaj-Stublla, tha se pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, vendosja e marrëdhënieve diplomatike nuk do të ishte e mundur.

“Vendosja e këtyre marrëdhënieve diplomatike nuk do të ishte e mundur pa bekimin dhe përkushtimin e fuqishëm të Shteteve të Bashkuara”, tha Haradinaj-Stublla.

Kryediplomatja kosovare shtoi se Kosova ka pritur një kohë të gjatë për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Izraelin dhe sipas saj, të dy shtetet “ne hapim një etapë të re historike mes dy shteteve tona, që kanë qenë dëshmitarë të një kaluare të gjatë dhe sfiduese për të ekzistuar si njerëz dhe për t’u bërë shtete”.

“ Izraeli bëhet shteti i 117 që e njeh Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran”, shtoi Haradinaj-Stublla.

Haradinaj-Stublla tha se vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin forcon subjektivitetin ndërkombëtar dhe hap horizonte të reja për Kosovën.

Në dokument po ashtu thuhet se aspektet teknike të këtij vendimi, përfshirë edhe akreditimin e ambasadorëve respektivë “do të jenë objekt i diskutimeve të mëtejme përmes kanaleve normale diplomatike”.

Ambasadorja e Kosovës në Izrael do të jetë Ines Demiri, e cila më 2020 ishte emëruar e ngarkuar me punë në po këtë shtet.

Gjatë ceremonisë, në mënyrë simbolike u zbulua edhe pllaka që do të vendoset pranë amabasadës së Kosovës në Jerusalem.

Dy ministritë po ashtu nënshkruan memorandum për konsultime politike dhe memorandum për bashkëpunim zhvillimor. Që të dy këto memorandume ishin të shkruara në gjuhën angleze. REL

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI