Flash

Gjermania, e hapur për përdorimin e vaksinave ruse e kineze

Lapsi.al 1 February 2021
Gjermania, e hapur për përdorimin e vaksinave ruse e kineze

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn tha se ai është i hapur për përdorimin në Gjermani të vaksinave kundër koronavirusit të prodhuara në Rusi ose Kinë.

“Nëse një vaksinë është e sigurt dhe efektive, nuk ka rëndësi se në cilin shtet është prodhuar, atëherë sigurisht që mund të ndihmojë në mposhtjen e pandemisë”, tha Spahn për Frankfurter Allgemeine Zeitung. Ai tha se vaksina kundër koronavivrusit duhet të kalojë nëpër një proces të autorizimit.

Këto komente të ministrit gjerman vijnë në kohën kur Evropa po përballet me vonesa të dërgesave të dozave të vaksinës nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech.

Të premten, më 29 janar, Rusia tha se do të jetë në gjendje që të gjysmën e dytë të vitit 2021, ta furnizojë Bashkimin Evropian me 100 milionë doza të vaksinës së saj Sputnik-V, doza këto të mjaftueshme për vaksinimin e 50 milionë personave.

Rusia tashmë ka aplikuar për autorizimin e vaksinës në Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA). Lidhur me vaksinën Sputnik-V ka pasur skepticizëm të madh, që prej se autoritetet ruse, në mesin e gushtit të vitit të kaluar, njoftuan për zbulimin e kësaj vaksine, e cila ende nuk ka kaluar nëpër të gjitha studimet e nevojshme klinike. Kryetari i qytetit të Berlinit, Micheal Mueller i ka shkruar një letër kancelares gjermane, Angela Merkel duke i thënë se Gjermania duhet të krijojë plane “të vaksinimit kombëtar”. Ai ka shprehur idenë e tij që shteti duhet të shikojë të furnizohet me vaksina jashtë BE-së.

Për shkak të kritikave për ngecjet në fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit si dhe problemeve që janë shfaqur në prodhimin e dozave të vaksinës, Merkel pritet që të mbajë bisedime për këtë çështje të hënën me zyrtarët gjermanë. Krerët e landeve gjermane, ministrat federal, përfaqësuesit e kompanive që prodhojnë vaksina si dhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian, pritet që të marrin pjesë në këtë takim virtual. Gjermania të dielën ka raportuar 11,192 infektime të reja. Që prej fillimit të pandemisë, ky shtet ka regjistruar 56,945 viktima nga koronavirusi./REL

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI