Flash

Kërkohet lirimi i Navalny-t, policia në Rusi paralajmërime kundër pjesëmarrjes në protesta

Lapsi.al 30 January 2021
Kërkohet lirimi i Navalny-t, policia në Rusi paralajmërime

Policia ruse publikoi një paralajmërim të fortë kundër pjesëmarrjes në protestat e planifikuara për të dielën, ku do të kërkohet lirimi i udhëheqësit të burgosur të opozitës Alexei Navalny, kundërshtari më i njohur i Kremlinit. Paralajmërimi vjen mes arrestimeve të bashkëpunëtorëve të Navalny-t dhe disa gazetarëve të opozitës. Ai vjen ndërkohë që policia ka shpallur plane për të kufizuar lëvizjet në qendër të Moskës të dielën.

Navalny u arrestua në 17 janar pas arritjes në Rusia nga Gjermania, ku kishte qëndruar pesë muaj për t’u shëruar nga helmimi me një agjent nervor. Arrestimi i tij shkaktoi protesta mbarëkombëtare një javë më parë në rreth 100 qytete dhe sipas njoftimeve, gati 4,000 njerëz u arrestuan. Demonstrata tjetër në Moskë është planifikuar për në Sheshin Lubyanka. Shërbimi Federal i Sigurisë, për të cilin Navalny thotë se organizoi helmimin e tij me agjentin noviçok të kohës sovjetike për llogari të Kremlinit, e ka selinë në këtë shesh. Qeveria ruse ka mohuar të ketë patur rol në helmimin e 44-vjeçarit.

Departamenti i policisë së qytetit tha se pjesa më e madhe e Moskës qendrore, nga Sheshi i Kuq deri në Lubyanka, do të ketë kufizime për këmbësorët dhe se shtatë stacione metroje do të mbyllen të dielën. Restorantet në këtë zonë gjithashtu do të mbyllen, ndërsa kompleksi i njohur i shitjeve GUM në Sheshin e Kuq tha se do të hapet vetëm në mbrëmje. Zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme ruse Irina Volk, përmendi pandeminë e koronavirusit në paralajmërimin e së shtunës kundër protestave. Ajo tha se pjesëmarrësit që kapen në shkelje të rregullave epidemiologjike mund të përballen me akuza penale.

Protestat e 23 janarit në mbështetje të Navalny-it ishin më të mëdhatë dhe më të përhapurat në Rusi pas shumë vitesh dhe autoritetet po përpiqen të mos lejojnë përsëritjen e tyre. Policia zhvilloi një seri bastisjesh këtë javë në apartamente dhe zyra të familjes Navalny, të bashkëpunëtorëve të tij dhe të organizatës së tij kundër korrupsionit. Policia arrestoi të shtunën zotin Sergey Smirnov, kryeredaktor i medias së pavarur Mediazona, në Moskë nën dyshimin për pjesëmarrje në protestën e fundjavës së kaluar, njoftoi Mediazona. /VOA/

 

 

Të këshilluara

OKB: Covid ka shtuar pabarazinë në botë

Lufta kundër Covidit, ringritja e ekonomisë dhe klima janë tre prioritetet e vitit 2021, sipas OKB. Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, kërkon një...

10:30

OBSH nis zyrtarisht hetimin në Wuhan

Një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë nisi sot (e premte) në Kinë një mision hetimor për të zbuluar origjinën e koronavirusit. Një nga ndalesat e p...

17:48

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI