Flash

Masat e reja/ Greqia mbyll sërish shkollat, shtyn hapejen e dyqaneve

Lapsi.al 29 January 2021
Masat e reja/ Greqia mbyll sërish shkollat, shtyn hapejen e dyqaneve

Greqia do të mbyllë dyqanet të shtunën, më pak se dy javë pasi ka lejuar rihapjen e tyre, dhe ka shtyrë pa afat planet për rihapje të shkollave të mesme, pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.

"Përhapja horizontale e infektimeve në zonat më të populluara në këtë shtet përbën shqetësim”, ka thënë Vana Papaevangelou, anëtare e komitetit të ekspertëve që këshillojnë qeverinë, në një konferencë për media të premten.

“Ne nuk duam të përballemi me rritje të madhe të infektimeve dhe me ndikimin që do ta kishte kjo gjë në sistemin tonë publik shëndetësor”.

Ajo ka thënë se vëmendja e epidemiologëve është bartur nga veriu i Greqisë në qendrës të Athinës, “ku ka rritje të qartë të rasteve të infektimit në shumicën e lagjeve”.

Më 18 janar të këtij viti, Greqia pati marrë vendim për lehtësim të masave të izolimit të dytë.

Dyqanet, parukeritë, shkollat fillore dhe kopshtet e fëmijëve janë rihapur, derisa autoritetet patën thënë se shkollat e mesme do të hapen më 1 shkurt.

Mirëpo sipas kufizimeve të reja, të bëra të ditura të premten, dyqanet në zonat me infektim të lartë do të mbyllen sërish, ndonëse konsumatorët do të mund të marrin porositë e bëra online apo përmes telefonit.

Shkollat e mesme do të vazhdojnë mësimin nga shtëpitë.

Kufizimet e reja është thënë se do të zbatohen të paktën deri më 8 shkurt.

Më 29 janar, autoritetet greke kanë raportuar për 941 raste të reja me koronavirus dhe 22 viktima.

Zëvendësministri grek për Mbrojtje Civile, Nikos Hardalias, ka thënë se situata “është e brishtë” dhe nuk duhet të ketë vetëkënaqësi. /rel/

Të këshilluara

OBSH nis zyrtarisht hetimin në Wuhan

Një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë nisi sot (e premte) në Kinë një mision hetimor për të zbuluar origjinën e koronavirusit. Një nga ndalesat e p...

17:48

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI