Flash

Tension për Tajvanin/ Përplasen ashpër Kina me SHBA-në

Lapsi.al 29 January 2021
Tension për Tajvanin/ Përplasen ashpër Kina me SHBA-në

Kina paralajmëroi se përpjekjet e Tajvanit për të kërkuar pavarësi, “nënkuptojnë luftë”. Paralajmërimi vjen disa ditë pasi Kina i rriti aktivitetet e saj ushtarake dhe fluturoi me avionë luftarakë pranë ishullit.

Paralajmërimi po ashtu vjen pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, rikonfirmoi angazhimin e tij ndaj Tajvanit. SHBA-ja tha se paralajmërimi i fundit i Kinës “është për keqardhje”. 

Kina e sheh Tajvanin si provincë të shkëputur, por Tajvani e sheh veten si shtet sovran. “U themi seriozisht atyre forcave të pavarësisë së Tajvanit: ata që luajnë me zjarr, do të digjen vetë, dhe pavarësia e Tajvanit do të thotë luftë”, tha zëdhënësi i Ministrisë kineze të Mbrojtjes, Wu Qian, shkruan Rel.

Wu po ashtu mbrojti aktivitetet e fundit ushtarake të Kinës, duke thënë se ato ishin “veprime të nevojshme për të adresuar situatën aktuale të sigurisë në ngushticën e Tajvanit dhe për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë kombëtare”.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha se “nuk sheh arsye se përse tensionet mbi Tajvanin duhet të çojnë në diçka si konfrontimi”. 

Administrata e re e SHBA-së pritet të bëjë presion mbi Kinën për një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë të drejtat e njeriut, mosmarrëveshjet tregtare, Hong Kongun dhe Tajvanin.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI