Flash

Ky është dedikimi i Kylie për Stormin

Lapsi.al 2 February 2021
Ky është dedikimi i Kylie për Stormin

Vogëlushja e Kylie Jenner, Stormi, feston sot 3-vjetorin e lindjes. Sigurisht që mami Kylie është kujdesur që këtë ditë t’ja bëjë shumë speciale vogëlushes dhe për ditëlindjen e saj madje ka thyer edhe rregullat e pandemisë.

Për plot tre netë familja Kardashian qëndroi në një vilë private në ishujt Turks dhe Caicos duke lënë kështu pas, situatën e zymtë që paraqet Los Angeles-i. Nënë e bijë u shoqëruan nga Kim Kardashian, Kourtney Kardashian, Khloé Kardashian, Dream Kardashian, True Thompson, Penelope Disick, North West dhe Chicago West.

Kalifornia, vendi ku jetojnë të gjitha motrat, bën thirrje për anulim të çdo udhëtimi, duke u kërkuar banorëve që të mos largohen më shumë se 190 km nga shtëpitë e tyre dhe të shmangin udhëtimet jo thelbësore. Shteti ka regjistruar 3.31 milionë raste gjatë pandemisë si dhe 40,908 viktima, teksa ende shumë njerëz janë në pritje të bërjes së testit.

Ndërkohë Kylie nuk ka reaguar fare në lidhje me këtë fakt, por thjesht i ka bërë një urim shumë të ndjerë vogëlushes së saj në rrjete sociale. Ajo ka ndarë me ndjekësit momentet më të bukura nga rritja e Stormit, që ju kanë shkrirë zemrat të gjithëve.

“Faleminderit Zot që më dërgove këtë shpirt të vogël tek unë. Qava sot, sepse nuk mundem të ndal kohën. Janë gjithë ato gjërat e vogla që do të më mungojnë zëri yt i ëmbël dhe bisedat tona të gjatë oturakun tënd. Të të shihja ty se si provon çdo gjë për herë të parë ka qenë pjesa më e bukur gjatë këtyre viteve të fundit, por në anën tjetër jam e lumtur që mund të të shoh ty të rritesh në vajzën më speciale që unë e di se do të jesh dhe gjithë gjërat e mrekullueshme që unë e di se do të bësh. Gëzuar ditëlindjen vogëlushja ime përgjithmonë”, ka shkruar Kylie në urimin për të voglën e saj.

Të këshilluara

Fero: Nuk besoj te covid 19

Ai është shumë i hapur me fansat, sa i përket temave që përkojnë me jetën dhe karrierën. Së fundmi, artisti ka qenë i ftuar në emisionin NIN, teksa ka folur më ...

16:51

Përse Amy Schumer pozoi nudo

Amy Schumer është në periudhën pas lindjes, ku të gjitha gratë përpiqen të normalizojnë trupin e tyre. Aktorja e njohur amerikane, 39-vjeçare, shpërndau një sel...

16:24

Lupin, seriali më i famshëm i momentit

Bazuar në librat e Maurice Leblanc për Arsène Lupine, hajdutin e famshëm, “Lupin” tregon historinë e Assane Diop (rol i luajtur nga Omar Sy), i cili aktualisht ...

15:09

Liberta Spahiu: Kur ka qënë hera ime e parë

“True or False” trendi i momentit në Instagram ka bërë që shumë personazhe të zbulojnë gjëra personale nga jeta e tyre. Ditën e djeshme moderatorja kosovare Lib...

13:36

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI