Flash

Ky ishte urimi i Jessica Biel për 40 vjetorin e Justin Timber

Lapsi.al 1 February 2021
Ky ishte urimi i Jessica Biel për 40 vjetorin e Justin Timber

Justin Timberlake feston 40-vjetorin e lindjes. Përmes një postimi në Instagram, bashkëshortja e tij, aktorja Jessica Biel i dedikoi një urim të veçantë. Krahas disa fotografive, Biel shkroi:

“Nuk ka njeri tjetër me të cilin argëtohem më shumë, qesh më shumë, ndjej më tepër apo kam kaq shumë ndodhi. Të uroj një vit sa më kreativ dhe përmbushës. Gëzuar 40-vjetorin, dashuria ime”, u shpreh 38-vjeçarja.

Kjo ditëlindje e gjeti Justin-in për herë të parë si baba të dy fëmijëve. Këtë muaj, Timberlake dhe Biel deklaruan se tanimë ishin prindër të një tjetër djali, Phineas-it, pas Silas-it, i cili erdhi në jetë në prill të 2015-ës. Së fundmi, një burim rrëfeu për “PEOPLE” se gjithçka po shkon më së mirë në familjen e tyre.

“Duken tepër të lumtur. Po e kalojnë kohës midis Los Angeles-it dhe Montana-s”.

Të premten, në një intervistë për “The tonight show starring Jimmy Fallon”, Timberlake u shpreh kështu, sa i takon eksperiencës si baba i një të porsalinduri:

“Askush nuk fle, por ama është kaq i këndshëm”.

Dyshja është bashkë prej më shumë se një dekade. Në një intervistë në vitin 2019, Biel zbuloi se teknikisht ata u njohën dhe folën për herë të parë në një festë ditëlindjeje, të një prej shokëve të Timberlake-ut.

Të këshilluara

Gashi sjell projektin e ri

Ai po vazhdon të jetë një nga reperët shqiptarë më të pëlqyer në tregun ndërkombëtar. Fjala është për artistin me origjinë nga Kosova, Labinot Gashin, i cili...

18:19

Artistet që nuk duan të kenë fëmijë

Për disa arsye, shumë femra ndiejnë presion shoqëror mbi shpatullat e tyre për të lindur fëmijë. Disa femra nuk duan të kenë fëmijë thjesht sepse nuk duan të ka...

16:56

Ndahet nga jeta producenti Sophie Xeon

Producenti dhe DJ Sophie Xeon i nominuar për ‘Grammy’, i njohur profesionalisht si SOPHIE, ka vdekur në moshën 34 vjeçare në Athinë, Greqi. “Me dhimbje të th...

11:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI