Flash

Përse Meghan ndryshoi datën e lindjes së Archie

Lapsi.al 1 February 2021
Përse Meghan ndryshoi datën e lindjes së Archie

Më 6 maj të 2019-ës do të vinte në jetë djali i Harry-t dhe Meghan-it, por lindja e tij do të regjistrohej më 17 maj. Së fundmi, Meghan Markle është përfshirë në një bujë mediatike, lidhur me një ndryshim të bërë në certifikatën e lindjes së Archie-t. Sipas “The Sun” rezulton se një muaj pas lindjes së djalit, 39-vjeçarja fshiu emrat e saj të parë, Rachel Meghan dhe vendosi titulli “Lartësia e saj Mbretërore Dukesha e Sussex”.

Ndryshim pati edhe në emrin e princit Harry, “Lartësia e Tij Mbretërore Princi Henry Charles Albert David, Duka i Sussex”. Si kundërpërgjigje, Markle ka reaguar duke thënë se u ndje e detyruar ta bënte diçka të tillë dhe se vendimi në fjalë u diktua nga pallati mbretëror.

“Ndryshimi i emrit në dokumentet publike të 2019-ës u diktua nga Pallati, gjë që u konfirmua nga dokumente të zyrtarëve të lartë të Pallatit. Diçka e tillë nuk u kërkua as nga Meghan-i dhe as nga bashkëshorti i saj”, u tha për “US Weekly”.

Dokumenti tregon vendin e lindjes së Archie-s, diçka që prindërit e tij dhe familja mbretërore e kanë fshehur nga publiku për një kohë të gjatë. Bëhet fjalë për spitalin privat Portland në Westminster, Angli, ku për një natë qëndrimi duhen më shumë se 23,000 euro.

Të këshilluara

Gashi sjell projektin e ri

Ai po vazhdon të jetë një nga reperët shqiptarë më të pëlqyer në tregun ndërkombëtar. Fjala është për artistin me origjinë nga Kosova, Labinot Gashin, i cili...

18:19

Artistet që nuk duan të kenë fëmijë

Për disa arsye, shumë femra ndiejnë presion shoqëror mbi shpatullat e tyre për të lindur fëmijë. Disa femra nuk duan të kenë fëmijë thjesht sepse nuk duan të ka...

16:56

Ndahet nga jeta producenti Sophie Xeon

Producenti dhe DJ Sophie Xeon i nominuar për ‘Grammy’, i njohur profesionalisht si SOPHIE, ka vdekur në moshën 34 vjeçare në Athinë, Greqi. “Me dhimbje të th...

11:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI