Flash

Vrasja që tronditi Prishtinën, flet avokati i Skënder Krasniqit: Nuk ka deklaruar asgjë para prokurororëve pasi është mbrojtur në heshtje

Lapsi.al 1 February 2021
Vrasja që tronditi Prishtinën, flet avokati i Skënder Krasniqit:

Ramiz Krasniqi, avokati i Skënder Krasniqit, i cili akuzohet për vrasjen e djalit të tij, deklaron se klienti i tij i ka thënë se vrasja e Albertit ka qenë aksidentale, me armën e këtij të fundit e cila ishte pa leje.

Pas tragjedisë, babai i të ndjerit ka qenë në gjendje të rëndë emocionale, gjatë këtyre ditëve ai është mbajtur me qetësues. Avokati thekson se Skënderi është përmirësuar disi.

Sipas avokatit, në vendin ku ka ndodhur krimi ka pasur kamera dhe pamjet janë tërhequr nga policia. Por, ai thotë nuk e di nëse kamerat kanë qenë funksionale.

I pyetur se çfarë ka deklaruar famijla para policëve hetues dhe prokurorëve, avokati i Skënderit tha se nuk ka informacione.

“Unë nuk e di së çka kanë deklaruar familjarët, por e di që vrasja është aksidentale, ashtu më ka thënë Skënderi. Tani ta shohim se çfarë po flasin pamjet e kamerave. Me gjasë ka pas kamera, i kanë tërheq policia, por tash a kanë qenë funksionale a jo nuk e di se nuk e kam pa atë pjesë. Ajo pjesë ka qenë me kamera, por nuk e di e di që policia ka shku dhe besoj që i kanë tërheq”, tha Ramiz Krasniqi për Gazetën Express.

Më tej, avokati deklaroi se Skënder Krasniqi ka qenë në gjendje të rëndë emocionale, por tani është pak më mirë.

“Edhe sot jam taku me Skënderin, është pak më mirë, e falënderojmë stafin e burgut i kanë nejt shumë gati, ai kur e ka ndonjë krizë i japin ndonjë qetësues dhe në krahasim me ditën kur është caktu paraburgimi ai është më mirë”, thotë ai.

Po ashtu, avokati tregoi se babai i Albertit nuk ka deklaruar asgjë para prokurororëve pasi është mbrojtur në heshtje.

“Skënderi është mbrojtur në heshtje, s’ka ndeklarur asgjë. Vetëm mu kur më ka thirrë më ka thënë Ramiz me dorë aksidentalisht më ka kërsit alltia, sepse alltia ka qenë e Albertit”, tha ai.

Ai shtoi se arma që e kishte blerë tashmë i ndjeri, Alberti, ka qenë pa leje.

“Arma pa leje ka qenë, nuk e di kur e ka ble Alberti armën”.

I pyetur nëse ka kontakt me familjarët e tjerë të Albertit, avokati Krasniqi tha se ka kontakt me vëllain e të ndjerit dhe se familja tani është në gjendje më të stabilizuar.

“Me vëllain e tij kam kontakt, tani familja është në gjendje më stabile, ta shohim çfarë po ndodh këto ditë”, përfundoi avokati.

Të këshilluara

Masat anti-Covid/ Policia gjobit 1270 persona

Policia ka gjobitur 1 mijë e 270 qytetarë gjatë fundjavës për shkelje të masave antiCovid. 1 mijë e 257 qytetarë u kapën pa maskën mbrojtëse në fytyrë dhe ja...

16:05

Vritet në Fier Shkëlzen Kastrati (VIDEO)

Ngjarje e rëndë në Fier. Një person i identifikuar si Shkëlzen Kastrati është vrarë me armë zjarri në Shegan të Fierit, tek tregu. Viktima është qëlluar për ...

11:21

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI