Flash

Basha premton për 'Shëndetësinë': Pacienti i pari! Rroga të larta për mjekë e infermierë. Fakultet i ri mjekësie

Lapsi.al 1 February 2021
Basha premton për 'Shëndetësinë': Pacienti i pari!

Në prezantimin e sotëm të programit për shëndetësinë, Lulzim Basha përmendi pikat kryesore të këtij programi, ku në qendër, sipas Bashës, do të jetë pacienti.

Basha u shpreh se do të riorganizohen spitalet publike, duke dhënë autonomi menaxheriale, për të rritur kujdesin dhe aftësinë për t’ju shërbyer ju sa më mirë.

Lideri i opozitës tha gjithashtu se paga e infermiereve do të behet 700 Euro dhe e mjekëve do te behet 1200 Euro. Ndërsa premtoi edhe hapjen e një universiteti të ri të mjekësisë.

“Pacienti do të vendoset në qendër të sistemit sipas parimit “paraja ndjek pacientin.” Ju vetë do të zgjidhni mjekun e familjes, klinikën, apo spitalin ku doni të kuroheni.

Spitalet publike do të riorganizohen duke dhënë autonomi menaxheriale, për të rritur kujdesin dhe aftësinë për t’ju shërbyer ju sa më mirë.

Do të ketë paga dinjitoze për mjekët dhe infermieret.

Në programin tone Shqipëria fiton Shëndetësinë, paga e infermiereve do të behet 700 Euro dhe e mjekëve do te behet 1200 Euro.

Në këto kohë të vështira ne e pamë, se pavarësisht se ishin lënë pas dore, ata ishin heronjtë tanë! Ata luftuan për ne, për të afërmit tanë, në vijën e parë! Dhe e meritojnë!

Ne do të rrisim numrin e mjekëve dhe do të hapim një fakultet të ri mjekësor në Shqipëri.

Ne do të sigurojmë menjëherë bazën ligjore dhe do të ushtrojmë kontroll të plotë që në Shqipëri të shiten vetëm ilaçe të cilësisë së lartë të standardit të vendeve europiane.

Ilaçet do të rimbursohen sipas diagnozës dhe jo sipas skemës aktuale kufizuese që lë jashtë saj shumë medikamente për njerëzit dhe i detyrojnë ata të paguajnë nga xhepi.

Riorganizmi i shërbimit të shëndetit publik do të bëhet sipas standardeve ndërkombëtare, në mënyrë që të jemi të përgatitur të përballojmë me sukses edhe sfidat e së ardhmes”, u shpreh Basha.

Të këshilluara

Vritet në Fier Shkëlzen Kastrati (VIDEO)

Ngjarje e rëndë në Fier. Një person i identifikuar si Shkëlzen Kastrati është vrarë me armë zjarri në Shegan të Fierit, tek tregu. Viktima është qëlluar për ...

11:21

Ekzekutohet një person në Shegan të Fierit

Ngjarje e rëndë në Fier. Një person i paidentifikuar është vrarë me armë zjarri në Shegan të Fierit, tek tregu. Viktima është qëlluar për vdekje brenda ma...

11:01

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI