Flash

Bardhi nxjerr VIDEON/ Si doli blof Rama për lidhjet e qeverisë me njeriun e Ndrangheta

Lapsi.al 31 January 2021
Bardhi nxjerr VIDEON/ Si doli blof Rama për lidhjet e qeverisë me

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka publikuar një video ku kryeministri Edi Rama deklaron me siguri se Ndrangheta kishte dështuar në Shqipëri, se qeveria nuk kishte asnjë lidhje me ta dhe se nuk kishte asnjë provë që ta implikonin mazhorancën.

Por Bardhi publikon edhe raportimet e fundit se biznesi zyrtar i Antonio Gallo-s i konsideruar si “njeriu i Ndrangheta” ka pasur ndërveprim me qeverinë përmes kontratave financiare dhe pagesave buxhetore.

Në Thesarin e Shtetit rezulton se më datën 22 dhjetor 2020, Ministria e Evropës dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, ka blerë rroba pune te dyqani “Gallo Albania” me vlerë 44 mijë lekë.

Bardhi thotë se “Edi Rama erdhi në pushtet nga mafia dhe po qeveris për mafian. Në 8 vjet ka braktisur dhe mashtruar shqiptarët. Asnjë mbështetje, asnjë investim, asnjë projekt në dobi të qytetarëve. Buxhetin e Shtetit e ka vënë në shërbim të mafias? Më 25 Prill të gjithë bashkë për të bërë realitet ndryshimin dhe për ti kthyer qeverisjen qytetarëve! Më 25 Prill #FitonShqipëria” – shkruan Bardhi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI