Flash

VIDEO/ Çfarë iu premton PD familjeve të reja që duan të blejnë shtëpi

Lapsi.al 31 January 2021
VIDEO/ Çfarë iu premton PD familjeve të reja që duan

Për herë të parë, thotë Partia Demokratike, një program ekonomik i një partie në Shqipëri përfshin në qëndër të tij familjen. Alfred Rushaj, drejtor i fushatës së PDshpjegon efektet që do të ketë familja shqiptare nga programi i PD, duke premtuar se qeveria e PD do të financojë interesat e kredive për blerjen e një banese dhe do të paguajë 3 mijë lekë për çdo fëmijë të lindur për 5 vite rresht.

https://www.youtube.com/watch?v=AN7Ik9yQ-uM

BISEDA SHPJEGUESE E DREJTORIT TË FUSHATËS SË PD, ALFRED RUSHAJ:

Përshëndetje Fredi! Për herë të parë një parti politike ka në qendër familjen. Si do e realizoni këtë?

Alfred Rushaj: Nga kjo sallë Jona, lançuam programin Shqipëria Fiton. Pjesë e saj është edhe programi për familjen. Cili është investimi kryesor për ty si e re për të krijuar një familje?

Blerja e një banese.

Alfred Rushaj: Për këtë ne do të financojmë 100% interesat e kredive për 20,000 familje të reja. Do të japim 3 mijë lekë në muaj për çdo fëmijë të lindur për 5 vite radhazi. Do të rrisim pagat e 36,000 arsimtarëve dhe 36,000 familje arsimtarësh do të përfitojnë nga kjo. Ne do të ulim çmimin e energjisë elektrike për 710 mijë familje. Ne do të ulim taksat dhe çdo i punësuar do të ketë më shumë para në xhepat e tij për familjen e vet.

Faleminderit Fredi!

Jona, më datë 25 prill Shqipëria Fiton!

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI