Flash

Vuçiç komenton vizitën e Kurtit dhe Osmanit në veri të Kosovës: Shkuan për të poshtëruar dhe fyer serbët

Lapsi.al 1 February 2021
Vuçiç komenton vizitën e Kurtit dhe Osmanit në veri

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, ashtu sikurse kanë deklaruar zyrtarët në Bruksel, pritet të vijojë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë. Por ndërkohë, koordinimi mes BE dhe Francës në këtë drejtim duket se po përforcohet. Pas vizitës së të dërguarit special për dialogun, Miroslav Lajcak në Paris, pak ditë më parë, sot presidenti serb Alexandër Vucic takohet me homologun francez, në Elize.

“Franca do të kryesojë këshillin e BE në gjysmën e parë të vitit 2022 dhe deri atëherë synon që të arrihen rezultate konkrete kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Metohinë.

Duke pasur parasysh gravitetin e situatës me të cilën po përballemi në të gjithë Ballkanin, nuk është aspak e lehtë, por unë do të jem shumë i sinqertë dhe i hapur me Macron për këtë”, deklaroi presidenti serb!

Nga Parisi, Vuçiç komentoi edhe njëherë vizitën e Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit në Mitrovicën e Veriut, duke e quajtur një histeri parazgjedhore.

“Politikanët shqiptarë shkuan për t’i poshtëruar dhe fyer, por unë i falënderoj qytetarët serbë për reagimin shumë të përmbajtur.

Ne do të përballemi me probleme të panumërta, por duhet të ruajmë paqen dhe stabilitetin, jo sepse ata janë më të fortë se ne, por sepse paqja dhe stabiliteti janë më të përshtatshme për zhvillimin e ekonomisë dhe përparimin e Serbisë”, tha Vuçiç

Dialogu i ndërmjetësuar nga BE u ndërpre sërish në muajin nëntor të vitit të kaluar, pasi dorëheqja e ish presidentit Hashim Thaçi dhe rrëzimi i qeverisë së kryesuar nga Avdullah Hoti, shkaktuan një krizë të thellë politike në Kosovë.

 

Të këshilluara

Masat anti-Covid/ Policia gjobit 1270 persona

Policia ka gjobitur 1 mijë e 270 qytetarë gjatë fundjavës për shkelje të masave antiCovid. 1 mijë e 257 qytetarë u kapën pa maskën mbrojtëse në fytyrë dhe ja...

16:05

Vritet në Fier Shkëlzen Kastrati (VIDEO)

Ngjarje e rëndë në Fier. Një person i identifikuar si Shkëlzen Kastrati është vrarë me armë zjarri në Shegan të Fierit, tek tregu. Viktima është qëlluar për ...

11:21

Ekzekutohet një person në Shegan të Fierit

Ngjarje e rëndë në Fier. Një person i paidentifikuar është vrarë me armë zjarri në Shegan të Fierit, tek tregu. Viktima është qëlluar për vdekje brenda ma...

11:01

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI