Flash

Rama pas apelit të Yuri Kim për kandidatët: Nuk ngremë salla torturash. Kush gënjen ka përgjegjësi individuale

Lapsi.al 1 February 2021
Rama pas apelit të Yuri Kim për kandidatët: Nuk ngremë salla

Sipas Edi Ramës, është përgjegjësi personale e çdo kandidati nëse rezulton i dënuar apo me të shkuar kriminale.

Ai u pyet nga gazetarët pas një mbledhje në seli me drejtuesit e PS në qarqe për apelin e ambasadores amerikane Yuri Kim dhe theksoi se nga ana e PS do zbatohet ligji dhe se kush gënjen në vetëdeklarim ka përgjegjësi individuale.

Sa i përket listës së kandidatëve për deputetë për 25 prillin, Rama tha se është në proces dhe sigurisht lista përfundimtare do të jetë ajo që do të deklarohet kur të çohet në KQZ.

“Ne kemi ligjin, zbatojmë ligjin. Përgjegjësia e kujtdo që gënjen në vetëdeklarim është përgjegjësi individuale jo partie. Partitë nuk janë drejtori policie, verifikojnë në bazë të ligjit dhe sipas ligjit i kemi bërë verifikimet gjithmonë. Skemi ndërmend të ngremë salla torturash në selitë e partive nëse dikush fsheh diçka. Ne shohim dokumentacionin në dispozicion”, theksoi kryeministri Rama.

Të këshilluara

Vritet në Fier Shkëlzen Kastrati (VIDEO)

Ngjarje e rëndë në Fier. Një person i identifikuar si Shkëlzen Kastrati është vrarë me armë zjarri në Shegan të Fierit, tek tregu. Viktima është qëlluar për ...

11:21

Ekzekutohet një person në Shegan të Fierit

Ngjarje e rëndë në Fier. Një person i paidentifikuar është vrarë me armë zjarri në Shegan të Fierit, tek tregu. Viktima është qëlluar për vdekje brenda ma...

11:01

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI