Flash

Humbi bashkëshortin, ministrja e Margariti: Asnjëherë, askush nuk është gati për të shkruar të tilla radhë

Lapsi.al 1 February 2021
Humbi bashkëshortin, ministrja e Margariti: Asnjëherë, askush nuk

Ministrja Elva Margariti humbi pak ditë më parë bashkëshortin e saj pas një sëmudjeje të rëndë, Artan Asllani. Në profilin e saj në Facebook, ministrja ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë në këto momente të vështira dhe ngushëllimet e shumta.

“Asnjëherë, askush nuk është gati për të shkruar të tilla radhë, e teksa përpiqesh të shtysh në pafundësi lajmin e hidhur, nuk mund ta bësh këtë me mirënjohjen. Në të vërtetë do të doja të falenderoja gjithkënd, që na u gjend pranë në këtë moment të vështirë të jetëve tona. Ajo çka mendoj sot është se çdo fjalë ngushëllimi e mirësie, na jep forcë e kurajë për një rrugëtim të ri, që ka nisur! Uroj t’jua kthej veçse për ditë gëzimi!”, shkruan ajo.

Të këshilluara

Masat anti-Covid/ Policia gjobit 1270 persona

Policia ka gjobitur 1 mijë e 270 qytetarë gjatë fundjavës për shkelje të masave antiCovid. 1 mijë e 257 qytetarë u kapën pa maskën mbrojtëse në fytyrë dhe ja...

16:05

Vritet në Fier Shkëlzen Kastrati (VIDEO)

Ngjarje e rëndë në Fier. Një person i identifikuar si Shkëlzen Kastrati është vrarë me armë zjarri në Shegan të Fierit, tek tregu. Viktima është qëlluar për ...

11:21

Ekzekutohet një person në Shegan të Fierit

Ngjarje e rëndë në Fier. Një person i paidentifikuar është vrarë me armë zjarri në Shegan të Fierit, tek tregu. Viktima është qëlluar për vdekje brenda ma...

11:01

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI