Flash

Vodhën thasë me bimë medicinale, arrestohen 4 persona në Korçë

Lapsi.al 1 February 2021
Vodhën thasë me bimë medicinale, arrestohen 4 persona në

Policia e Korçës ka arrestuar katër persona si autorë të vjedhjes së një sasie të konsiderueshme me bimë medicinale në një kompani private eksporti. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 17 thasë me bimë medicinale dhe një sasi lekësh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e vjedhjes së pronës, bënë të mundur dokumentimin e ngjarjes së ndodhur një ditë me parë në lagjen nr. 1, Korçë, në një kompani private, ku u vodh një sasi e konsiderueshme me bimë medicinale.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasit D. K., 31 vjeç, K. D., 27 vjeç, XH. K., 26 vjeç dhe G. E., 38 vjeç, banues në Korçë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në kompaninë private të eksportit të bimëve medicinale në pronësi të shtetasit Gj. Ç., 59 vjeç, banues në Korçë, një sasi të konsiderueshme me bimë medicinale.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 17 thasë me bimë medicinale dhe një sasi lekësh. Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i katër shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda”, kryer në bashkëpunim.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Vritet në Fier Shkëlzen Kastrati (VIDEO)

Ngjarje e rëndë në Fier. Një person i identifikuar si Shkëlzen Kastrati është vrarë me armë zjarri në Shegan të Fierit, tek tregu. Viktima është qëlluar për ...

11:21

Ekzekutohet një person në Shegan të Fierit

Ngjarje e rëndë në Fier. Një person i paidentifikuar është vrarë me armë zjarri në Shegan të Fierit, tek tregu. Viktima është qëlluar për vdekje brenda ma...

11:01

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI