Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Pamela Anderson martohet me trupërojën në mënyrë sekrete

Lapsi.al 28 January 2021
Pamela Anderson martohet me trupërojën në mënyrë

Pamela Anderson është zyrtarisht një grua e martuar! Aktorja e “Baywatch” kurorëzoi dashurinë me ish-truprojën, Dan Hayhurst, natën e Krishtlindjeve, ku sipas “DailyMail”, e gjitha ndodhi në një ceremoni intime në shtëpinë e saj kanadeze.

“Jam ekzaktësisht aty ku kisha nevojë të isha, në krahët e një burri që më dashuron vërtet”, mësohet të ketë thënë Pamela për Hayhurst-in, me të cilin u dashurua gjatë karantinës.

Modelja e “Playboy” ka sqaruar se ceremonia martesore u zhvillua në shtëpinë të cilën ajo ua bleu gjyshërve 25 vite më patë.

“Këtu u martuan prindërit e mi dhe janë ende bashkë”, u shpreh Anderson.

Të martën, modelja dhe aktorja publikoi një fotografi të sajën në Instagram, krahas së cilës shkroi:

“Ky do të jetë postimi im i fundit në Instagram, Twitter apo Facebook. Asnjëherë nuk kam qenë e interesuar ndaj mediave sociale”, duke shtuar se tanimë e frymëzon leximi dhe të shijuarit të natyrës.

Anderson gjithashtu ka qenë e martuar me Tommy Lee-n, Kid Rock-in dhe me Rick Salomon-in, dy herë. Ndërkohë, vitin e shkuar, ajo dhe Jon Peters i dhanë fund historisë së dashurisë, një ndarje që u shoqërua me lajmin se dyshja ishte martuar më herët. Nga ana e saj, Pamela tha se nuk ishte martuar kurrë me Peters-in, duke e krahasuar romancën e tyre të shkurtër me “vetëm një drekë të çuditshme”.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktorja Song Yoo-jung

Aktorja koreano-jugore, Song Yoo-jung, ka vdekur në moshën 26 vjeçare. Shkaqet aktualisht nuk dihen. Informacioni u konfirmua nga përfaqësuesit e Sublime Art...

15:40

Të famshmet që refuzuan ndërhyrjet estetike

Shumëkush mund të mendojë se ndërhyrjet estetike dhe bota e të famshmëve ecin paralelisht bashkë, por jo gjithmonë ndodh kështu. Teksa një pjesë e të famshmëve ...

14:14

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI