Flash

Arrestimi i Alexei Navalnyt/ Përkrahësit e opozitës protestojnë para Shërbimit Sekret rus

Lapsi.al 27 January 2021
Arrestimi i Alexei Navalnyt/ Përkrahësit e opozitës

Përkrahësit e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny kanë bërë thirrje për protesta të reja anti-qeveritare jashtë selisë qendrore në Moskë të Shërbimit të Brendshëm rus të Inteligjencës (FSB) dhe zyrave të administratës presidenciale.

Siç njoftojnë mediat ruse, ekipi i opozitës ka publikuar një thirrje për mbështetësitë e tyre në Moskë që të mblidhen gjatë fundjavës, përkatësisht gjatë ditës së diele, në Sheshin Lubyanka jashtë selisë së FSB-së dhe Sheshit Staraya ku administrata presidenciale ka zyrat e saj.

Sipas njoftimit, protestuesit më pas do të marshojnë përmes kryeqytetit rus.

“Drejtimi i marshimit do të përcaktohet në varësi të situatës”, shkruajnë organizatorët.

Policia ruse të shtunën e kaluar arrestoi gati 3,900 persona – një rekord për një ditë të vetme – në të gjithë vendin, ku demonstruesit po bënin thirrje për lirimin e Navalnyt dhe protestonin kundër qeverisë.

Kritiku i Vladimir Putinit u arrestua dy javë më parë kur mbërriti në Moskë nga Gjermania, ku ai ishte duke u rikuperuar pas një tentimi për helmim me agjentin nervor Novichok.

Navalny akuzon FSB-në ruse për kryerjen e helmimit me urdhër të Putinit.

Ai mund të burgoset për më shumë se tre vjet nëse gjykata vendos në favor të Shërbimit Federal të Burgjeve, i cili thotë se Navalny nuk arriti të paraqitej dy herë në muaj, derisa ishte për shërim në Gjermani.

Po ashtu, vendet e grupit G7 e quajtën të “motivuar politikisht” burgosjen e Navalny dhe kundërshtuan “shtypjen e dhunshme” të protestuesve pro tij nga ana e Rusisë.

Përmes një deklarate të përbashkët, ministrat e jashtëm të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar kërkuan “lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar” të tij.

Të këshilluara

Biden flet me Putin, çfarë duhet të dini

Presidenti Joe Biden zhvilloi të martën telefonatën e parë që kur filloi mandatin me homologun e tij rus Vladimir Putin, duke ngritur shqetësime në lidhje me ar...

08:48

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI