Flash

Pjesa dërrmuese e republikanëve në Senat votojnë kundër gjyqit ndaj Trump

Lapsi.al 27 January 2021
Pjesa dërrmuese e republikanëve në Senat votojnë kundër

Shumica dërrmuese e republikanëve të Senatit amerikan votuan kundër procedimit të gjyqit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Kjo sinjalizon se Trump nuk do të dënohet mbi akuzat për nxitje të trazirave vdekjeprurëse në ndërtesën e Kongresit amerikan, më 6 janar.

Në një votim procedural të mbajtur të martën, vetëm pesë nga 45 senatorët republikanë iu bashkuan 50 demokratëve të Senatit, që duan të vazhdojnë me gjyqin.

Votimi me 55 vota për dhe 45 kundër sugjeron se gjyqi i Trumpit ka të ngjarë të përfundojë me pafajësi.

 

Për ta dënuar Trumpin, së paku 17 senatorë republikanë duhet të bashkohen me të gjithë senatorët demokratë, për të arritur shumicën minimale prej dy të tretave.

Gjyqi nuk është planifikuar të fillojë deri në javën e 8 shkurtit.

Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga demokratët, ka votuar për shkarkimin e Trumpit, pak ditë para se ai të përfundonte mandatin presidencial, më 20 janar.

Në trazirat në Kongres, pesë persona kanë vdekur, në mesin e tyre një zyrtar i policisë.

Trump është akuzuar se me fjalimet e tij, i ka nxitur mbështetësit të sulmojnë dhunshëm Kongresin, në përpjekje për të ndryshuar rezultatin zgjedhor. / REL

 

Të këshilluara

Biden flet me Putin, çfarë duhet të dini

Presidenti Joe Biden zhvilloi të martën telefonatën e parë që kur filloi mandatin me homologun e tij rus Vladimir Putin, duke ngritur shqetësime në lidhje me ar...

08:48

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI