Flash

Senati gati të votojë për konfirmimin e Sekretarit të ri të Shtetit, Antony Blinken

Lapsi.al 26 January 2021
Senati gati të votojë për konfirmimin e Sekretarit të ri

Senati i Shteteve të Bashkuara voton të martën për emërimin e Antony Blinken në postin e sekretarit të shtetit. Gjatë një seance dëgjimore javën e kaluar, zoti Blinken tha se është i gatshëm të përballet me sfidat e ngritura nga Kina, Irani, Rusia dhe Koreja e Veriut. Ai tha se Kina “përfaqëson sfidën më domethënëse” ndaj interesave kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ndërsa vuri në dukje se ekziston edhe hapësira për bashkëpunim.

“Ka përplasje në rritje në këtë marrëdhënie; sigurisht konkurruese dhe megjithatë disa edhe bashkëpunuese, kur është në interesin tonë të përbashkët”, shtoi ai.

Blinken gjithashtu u zotua të ngrejë sërish moralin në Departamentin e Shtetit dhe trupin diplomatik. Zoti Blinken tha se ai e percepton pozitën amerikane jashtë vendit si një vend-udhëheqës që mbështetet tek “modestia dhe vetëbesimi”. Blinken ka qenë zëvendës sekretar shteti gjatë administratës Obama dhe ka lidhje të ngushta me Presidentin Joe Biden. Ai ishte drejtor i stafit për Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, në periudhën kur zoti Biden kryesonte këtë panel, dhe më vonë u bë këshilltar i sigurisë kombëtare për ish-Nënpresidentin Biden. Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë e miratoi kandidaturën e zotit Blinken me 15 vota pro dhe 3 kundër, duke e dërguar kështu për miratimin përfundimtar në Senatin e plotë./VOA/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI