Flash

Maqedonia e Veriut regjistron 11 viktima dhe 347 të infektuar me COVID-19

Lapsi.al 24 January 2021
Maqedonia e Veriut regjistron 11 viktima dhe 347 të infektuar me COVID-19

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të shtunën 11 viktima nga koronavirusi i ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2,799.Shumica e viktimave janë regjistruar në Shkup.

Viktima e reja janë, pesë në Shkup (35,65,74,75,81 vjeç) ndërsa nga një viktimë është regjistruar në qytetet e Shtipit (80), Velesit (82), Strumicës (78), Kavadarit (55) dhe Pehçevës (93).

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë edhe për 347 raste të reja të të infektuarve si dhe për 378 të shëruar, numri më i madh i të cilëve është në qytetin e Shkupit. Raporti i Ministrisë i referohet testimit të 2,013 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë të këtij vendi. Që nga paraqitja e rastit të parë të infektimit me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, me COVID-19 janë diagnostikuar 90,471 persona.

Të këshilluara

Parashikimi i motit

Paraditja mbetet me reshje të pakta në të gjithë territorin shqiptar. Por, sipas Meteoalb pas mesditës reshjet shtohen ku në skaje veri jug do jenë mesatare dhe...

07:16

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI