Dy persona janë përfshirë në një konflikt me thika në zonën e njohur si “Shtëpia e Oficerëve” në Vlorë. Dy personat e konfliktuar kanë qenë duke konsumuar alkool me njëri-tjetrin dhe më tej janë përleshur. Agresori ka qëlluar me thikë buke 42-vjeçarin dhe më pas është arratisur.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë është larguar nga vendngjarja .
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.