Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me optimizëm iu shmang pyetjes së gazetares Nisida Tufa në News 24 rreth vendimit të tij për të lënë postin aktual në PD në rastin e humbjes së zgjedhjeve. Basha tha se shqiptarët do të zgjedhin ndryshimin, duke mos e llogaritur aspak mundësinë e një humbjeje.
Nisida Tufa: Dakord, ju do të vijoni të jeni në krye të Partisë Demokratike?
Lulzim Basha: Pa pikë diskutimi që shqiptarët me 25 prill do zgjedhin ndryshimin dhe nuk do të ketë forcë që do ta ndal ndryshimin. Partia demokratike do të fitojë, opozita e bashkuar do të fitojë, socialistët do të kenë shansin që të rikthejnë partinë socialiste në një forcë progresive dhe jo në një bashkëpunëtorë të hapur të mafias siç e ka bërë Edi Rama, siç doli nga përgjimet
Nisida Tufa: Zoti Basha, edhe një pyetje që bëhet masivisht për drejtuesit e 12 qarqeve, kur do ta kompletoni formatin tuaj, ju thatë brenda afateve, por është pyetja që shtrohet më së shumti por edhe ajo e marrëveshjes që ju pyeta me aleatët.
Lulzim Basha: Për të dyja dhe për të gjitha pyetjet e tjera ju thash jam këtu për tu përgjigjur çdo pyetjeve të tuajat. Do doja të shpenzonim pak më shumë kohë me..
Nisida Tufa: Ajo që quhet edhe qeveria hije?
Lulzim Basha: Jo qeveria hije është diçka tjetër dhe në Shqipëri siç e dini ju nuk është një praktik që ndiqet por kur të filloj shpalosja e programit ju do të shikoni një pjesë të madhe të ekipit që punuan për programin dhe midis tyre pa diskutim do të ketë emra që në ekzekutivin e nesërm do të kenë përgjegjësin e zbatimit të këtij programi.