Flash

Reshjet e dendura të shiut deri më 26 janar rrezikojnë përmbytjen e disa zonave në Shqipëri

Lapsi.al 22 January 2021
Reshjet e dendura të shiut deri më 26 janar rrezikojnë

Moti pritet të jetë i paqëndrueshëm deri më 26 janar, duke sjellë për pasojë edhe rrezikur e përmbytjeve në disa prej zonave të vendit.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se në intervale të gjata kohore deri në 12 orë reshjet e shiut do të jenë intensive.

“Për tu theksuar mbetet zona veriperëndimore dhe ajo jugore ku reshjet do të jenë intensive në intervale kohore nga 6 deri në 12 orë. Kjo situatë parashikohet të sjellë prurje të larta në lumenjtë kryesorë të vendit (Drini, Buna, Vjosa).

Në veri-verilindje në latësin mbi 300 metra  dhe juglindje në lartësin mbi 800 metra reshje bore kryesisht ditën e diel dhe të hënë”, thuhet në njoftim.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, e gjithë kjo situatë do të shoqërohet me erë nga kuadrati i jugut me shpejtësi  mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës sjell stuhi ere përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore kryesisht me shpejtësi deri në 25-30m/sek. Ndërsa deti do të jetë i forcës 6-7 ballë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI