Flash

Largimi i diplomatit/ Reagon Ministria e Jashtme ruse: Provokim i qartë, nuk do të mbetet pa përgjigje

Lapsi.al 22 January 2021
Largimi i diplomatit/ Reagon Ministria e Jashtme ruse: Provokim i qartë,

Moska ka shprehur keqardhje ndaj vendimit për shpalljen si të padëshiruar të diplomatin rus. Lajmi është dhënë nga agjencia e lajmeve Ria Novosti, që citon Zv. Ministrin e Jashtëm Alexander Grushko.

“Ky është një provokim i qartë që synon përkeqësimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare dhe, natyrisht, ky hap jo miqësor nuk do të mbetet pa përgjigje,” tha Grushko.

Një ditë më parë Ministria e Jashtme e Shqipërisë shpalli non grata diplomatin rus, Alexey Krivosheev për shkelje të masave anti-COVID, duke kërkuar që ai të lërë vendin brenda 72 orëve. Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme theksohej se marrëdhënieve miqësore me Federatën Ruse janë cenuar nga veprime individuale, të përsëritura të personelit diplomatik rus në Tiranë, në mosrespektimin e masave të marra nga autoritetet shqiptare, për mbrojtjen e popullsisë ndaj Covid-19. Një reagim pati mbrëmjen e së enjtes edhe Ambasada ruse në Tiranë, e cila i cilësoi të pabaza arsyet e dhëna nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë për dëbimin e diplomatit rus.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb: Mot me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta duke sjellë reshje të izoluar shiu e dëbore mbizoterojne motin në Shqipëri. Mesdita dhe pas...

07:24

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI