E moshuara Asime Çela gjeti mbështetje vetëm te familjarët e saj në përballjen sfiduese me COVID-19. Çela tregon se institucionet shëndetësore publike nuk iu gjendën pranë në momentet kur luftonte me virusin vdekjeprurës, të cilin nuk e kaloi aspak thjeshtë. Me temperaturë 40, Asimeja priste t'i bëhej tamponi, por askush nuk iu përgjigj dhe shërbimi që priste nuk iu realizua asnjëherë.
Asime Çela: Vajza e kaloi, edhe vajza me dhëndrin me fëmijët, e kaluan, por e kaluan më lehtë. Megjithatë, merr në telefon këtu e merr urgjencën, merr doktoreshën e lagjes, atë të familjes që themi neve dhe absolutisht asnjë germë fare nuk lëvizën.
Dorian Teliti: Erdhën jua bënë tamponin?
Asime Çela: Jo! Jo, jo!
Dorian Teliti: Nuk jua kanë bërë tamponin?!
Asime Çela: Asnjërit. Asnjërit. E kemi shkruajtur emrin. Ku e shkruajtën emrin? Në hënë mbase e kanë shkruajtur. Edhe sa të zbres që andej, ne ishim të mbaruar.
Për shkak të kësaj neglizhence, të moshuarës iu desh të merrte shërbimet e kushtueshme prej spitaleve private.
"Ilaçet të them të drejtën, ne morëm doktorin nga Spitali Amerikan, privati, vizitë 200 mijë lekë. Ndërsa infermierët dhe infermieret morën, domethënë për 7 ditë, morën 650 mijë lekë, paradite dhe pasdite që vinin më bënin serumin, oksigjenin, oksigjenin e vendosja vetë se e kisha aparatin aty afër, e bëja vet. Po serumin vinin ata dy herë në ditë dhe plus që në serum hidhnin ato mjekimet, se mora në farmaci një trastë me ilaçe", shprehet Asimeja në bisedën me shefin e kabinetit të kryetarit të PD, Dorian Teliti.
Kostoja e të gjithë kurimit Asimesë i shkoi 2 milionë lekë, ndërsa prej pensionit merr vetëm 175 mijë lekë, të cilat për të moshuarën nuk mjaftojnë as për të mbyllur shpenzimet mujore bazike.
Dorian Teliti: Sa e ke pensionin?
Asime Çela: Unë e kam 175 mijë lekë.
Dorian Teliti: Po të mjaftojnë këto para apo të ndihmuan fëmijët?
Asime Çela: Më ndihmuan fëmijët, tani me 175 mijë lekë të paguash infermiere e doktor, jo nuk ka mundësi.
Dorian Teliti: 175 mijë lekë në muaj e ke pensionin?
Asime Çela: Pensionin.
Dorian Teliti: Pra, në vit t'i merr pension 2 milionë lekë.
Asime Çela: Bravo e the.
Dorian Teliti: Dhe 2 milionë lekë ty të ka shkuar. Të paktën më shumë se 2 milionë lekë të ka shkuar gjithë trajtimi i gjithë COVID-it.
Asime Cela: Trajtimi i COVID-it.
Dorjan telit: Pastaj ke faturën e ujit, ke faturën e dritave.
Asiem Çela: Lёre atë me pensionet.