Flash

Ministria e Financave: Shtyhet afati për Garancinë Sovrane deri në 30 qershor 2021

Lapsi.al 22 January 2021
Ministria e Financave: Shtyhet afati për Garancinë Sovrane deri

Ministria e Financave dhe Ekonomisë njofton se, ka miratuar shtyrjen e afatit për Garancinë Sovrane deri në 30 qershor të vitit 2021. Kjo shtyrje është bërë me kërkesë nga Shoqatës së Bankave pasi bizneset vijojnë të kenë interes për këtë program megjithëse aplikimet nuk kanë qenë në nivelin e pritshëm.

Shtyrja e afatit për aplikime deri në mesin e vitit 2021 do të mundësojë përfitimin nga një masë më e madhe biznesesh, aktiviteti, i të cilave është goditur nga pandemia e Covid-19. Sipas SHSHB-së, deri në fund te muajit dhjetor 2020, që përkon dhe me afatin e fundit për aplikime sipas skemës së kësaj garancie, kanë përfituar 308 biznese, kryesisht në sektorin e tregtisë, shërbimit apo prodhimit, në favor, të të cilave janë miratuar kredi, linja kredie apo overdrafte, në një vlerë totale prej rreth 8.95 miliardë Lekë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb: Mot me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta duke sjellë reshje të izoluar shiu e dëbore mbizoterojne motin në Shqipëri. Mesdita dhe pas...

07:24

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI