Ilir Kulla, këshilltar i Presidentit Ilir Meta, emri i të cilit është përmendur në përgjimet e mafias italiane për takimin që mund t'u siguronte me presidentin, ka kundërshtuar akuzat në drejtim të tij. Kulla thotë se akuzat ndaj tij nuk mund të vërtetohen pasi biseda të tilla nuk do t'i bënte kurrsesi në telefon.
"Kapter Flluskes (perkthejeni iltalisht se e kam nje kat poshte shtepise dhe e njoh prej 22 vitesh), kapter flluska ti e di mire qe po te doja te te takoja Kreun e Antimafias De Raho sdo merrja ne telefon as ty kapterri i Flluskave te Rilindjes as kete kapterrin e Katanxarros, por shefat e shefave qe ti kam sjelle Ty tek Bunkeri yt mes Tiranes dhe ti me luteshe ti prezantoja. Jeni kaq qesharake saqe une ju sfidoj publikisht te vertetoni me prokurite ketu dhe pertej detit nese une kam takuar apo kam kerkuar ndonjehere takim me Shefin e Prokurorise Kombetare Antimafia De Raho apo Ju perfqsuesit e perfaqsuesve te Mafias ne Tirane keni takuar apo bere tendera apo ndertime ne Tirane apo diku tjeter me parate e Ndragetes apo Mafias ne Shqiperi. Hapni hetim te plote dhe beni trasparence ne cdo kohe", shkruan Kulla.
Pjesë nga biseda e 'Princi'-t të Ndranghetas, Antonio Gallo, në tetor 2018 me ish-zyrtarin e Guardia Di Finanzia-s Ercole D’Alessandro, ku përmendet me emër Ilir Kulla, këshilltari i Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
D’ALESSANDRO Ercole: Tani që jemi atje, më të vërtetë, më ka telefonuar Kulla... është presidenti. Ky, Ilir Kulla, Këshilltar i Presidentit te Shqipërisë... Mund të informohesh... Në Itali me Presidentin, mbërrijnë në Romë. Në këto momente po i marr një takim me ke?” Me Cafier De Rahon. Do të takohet me Cafier De Raho. E kupton? Por sinqerisht, të shkosh dhe të punosh për Tomasso Brutton… jo
"Ju vetëm duhet të dini se çfarë po bëj, sepse nëse një ditë ju prezantoj me Presidentin e Republikës së Shqiptarëve, do ta prezantoj me ju, por nuk do t'ia prezantoj Tommaso Bruttos apo Saverio Bruttos...", i thoshte Ercole D’Aleksandro, Antonio Gallo-s.