Flash

Detaje nga grabitja në Tiranë, zbardhet shuma që dyshohet se mori personi që kërcënonte me armë

Lapsi.al 23 January 2021
Detaje nga grabitja në Tiranë, zbardhet shuma që dyshohet se mori

Zbardhen detaje të reja nga grabitja e sotme e pikës së dhënieve të kredive “Kredo.al” në zonën e Brrylit, Tiranë. Një person ka kërcënuar me armë zjarri punonjëset e “Kredo.al”, duke i marrë shumën e 3 milionë lekëve të vjetra, shkruan Mapo. Gjithashtu mësohet se ai ka patur një bashkëpunëtor. Sipas raportimeve të para mediatike, autorët janë larguar duke vrapuar nga vendngjarja.

Tiranë/ Informacion paraprak

Rreth orës 13:40, në rrugën "Bardhyl", një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e armës, ka vjedhur një shumë parash në një filial të dhënies së kredive dhe është larguar me shpejtësi. Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli, si dhe janë shtuar sherbimet ku po behet krehja e zonës. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin e autorëve.

Të këshilluara

Vini nën hetim SPAK-un

Nga Klodian Tomorri Justifikimi i djeshem i SPAK per tenderat emergjente te Covidit ishte i turpshem. Prokuroria pranon qe kitet u blene me cmim 3 ...

12:03

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI