Flash

SPAK kërkon psikologë për shkak të presioneve ndaj hetuesve dhe dëshmitarëve

Për 2027, kërkohen 25 pozicione të reja pune për SPAK dhe 94 pozicione për Byronë Kombëtare të Hetimit. Procesi i rekrutimit kërkon kohë për shkak të testimeve dhe verifikimeve të pasurisë dhe figurës së kandidatëve. Gjatë vitit 2026, SPAK ka marrë në shqyrtim qindra çëshjte të rëndësishme që vijojnë të jenë ende nën hetim.

20:35 Erion Abule

Shoferi i “pandëshkueshëm”/ Nipi i zyrtarit të OFL-s që shkaktoi aksidentin kishte 43 gjoba por edhe patentë

Lapsi.al 23 January 2021
Shoferi i “pandëshkueshëm”/ Nipi i zyrtarit të OFL-s

Në rrugën pas kryeministrisë dhe pranë Bulevardit Dëshmorët e Kombit, ndodhi një aksident, ku drejtuesi i automjetit tip BMW,  nipi i një prej zyrtarëve të OFL-së, Arben Dashit, u përplas me një automjet tip “Skoda”.

Në vijat e bardha që ndodhen aty, shpëtuan mrekullisht dy kalimtarë. Policia e Tiranës, nuk pati asnjë reagim zyrtar për ngjarjen.

Stiveljan Dashi, drejtuesi i BMW-së, është ndëshkuar 43 herë për shkelje të rregullave, si hyrje me semafor të kuq apo edhe tejkalim shpejtësie dhe ende qarkullonte me patentë. Sistemi i pikëve për lejen e drejtimit, për të nuk ka funksionuar. Në aksidentin ku Dashi rrezikoi dy kalimtare, ai  u ndëshkua vetëm me një gjobë prej 150 mijë lekësh të vjetra. Aksidenti që ai shkaktoi ishte tepër i rrezikshëm. Këtë e tregon edhe një prej dëshmitarëve të ngjarjes.

“Po vija nga kryeministria për të ikur tutje. Në moment pash që u përplas. Aty ishte një katrahurë e madhe. Njerëzit po iknin të lebetitur. Ç’kuptim ka, si mund të shkojë me një gjobë ky? Kush është ky?” rrëfen një dëshmitar.

Eksperti i sigurisë rrugore Arben Luzi, thotë se mjeti ka qenë disa herë më shpejt se shpejtësia e lejuar në atë rrugë: “Ai është një aksident shumë i rëndë. Fati i madh i atyre njerëzve që po kalonin, i atyre drejtuesve që po vinin nga Stadiumi Arena. Mjeti ka qenë me shpejtësi 150 km/h. Kur duhet të dimë se në bazë të rregullave të qarkullimit rrugor dhe kodit rrugor, shpejtësia maksimale e lejuar në qendrat e banuara është 40 km/h”.

Eksperti Luzi, thotë se tashmë drejtuesit të mjetit i është hequr leja e drejtimit dhe se ka nisur një hetim ndaj tij.

“Pra personi aktualisht duhet të jetë pa leje drejtimi. Pra i është dhënë një procesverbal që e ka të sekuestruar lejen e drejtimit dhe pas shprehjes së organeve të drejtësisë, do të shprehet edhe organi tjetër administrativ, për vendosjen e sanksionit plotësues, pezullimin e lejes së drejtimit”, thotë Luzi./Tch

Të këshilluara

Vini nën hetim SPAK-un

Nga Klodian Tomorri Justifikimi i djeshem i SPAK per tenderat emergjente te Covidit ishte i turpshem. Prokuroria pranon qe kitet u blene me cmim 3 ...

12:03

Shpërthim me tritol në Tiranë

Një makinë ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në Tiranë në fshatin Qesarakë. Mjeti i parkuar në garazhdin e një pallati në pronësi të shtetasit S.N., ne rrethan...

09:06

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI