Flash

Kulla te sahati/ Po shembet edhe minarja e xhamisë?

Lapsi.al 23 January 2021
Kulla te sahati/ Po shembet edhe minarja e xhamisë?

Pas skandalit të përgjimeve italiane ku dëgjohej se si bosët e Ndragetas do paguanin 20 % rryshfet për të ndërtuar kulla në Tiranë, një tjetër bombë ka plasur për dyshen Rama -Veliaj. Kompania që po ndërton kullën Bok Billding, ngjitur me bashkinë dhe sahatin. dyshohet se ka krisur minaren e xhamisë së Tiranës, një monument kulture i kategorisë së parë që prej vitit 1947.

Në rrjetet sociale po gëlojnë fotot ku duket se si ka marrë krisje minarja. Dhe këto të çara thuhet se nuk janë as si pasojë e tërmetit dhe as dëmtime të vjetra. Faktin se dëmtimet janë të kohëve të fundit e ka nënvizuar edhe arkitekti Titi Seranaj. Ai ka publikuar një dokument ku shihet projekti i rikonstruksionit të xhamisë ( poshtë).

"Megjithse prej shumë kohësh i është nënshtruar procesit të restaurimit, në projekt nuk është i pasqyruar detaji për ndërhyrje në këtë pjesë, pra dëmtimi është i kohëve të fundit" ka nënvizuar ai. Sipas arkitektit "e gjitha është pasojë e punimeve me mjete të rënda për realizimin e katër kateve nëntokë".

Aty punohet me pilota që kanë shkaktuar lëkundje të forta tokësore, njëkohësisht dhe ndryshimet e ngarkesave për shkak të rëndesave të mëdha të betonit kanë shkaktuar ulje dhe për pasojë kanë dëmtuar minarenë.

Kulla e re/ Sahati i Tiranës rrezikon të shembet (fotot)

Kompania e cila ka fituar të drejtën e ndërtimit të dy kullave, TD&Partners, në pronësi të Glendi Abdi dhe Dajlan Avdia, u vu në tehun e kritikave të opozitës që sapo u zbulua plani i saj. Book Buildin eshte një kompleks me godina polifunksionale 4, 5, 11 dhe 21 kate, me 4 kate nëntokë. Book Building do të ndërtohet nga një kompani e panjohur në fushën e ndërtimit, Techno-Alb sh.p.k. Projekti parashikon ndërtim me sipërfaqe mbi 40 mijë metra katrorë.

PD e denoncoi atë si një skemë të pastrimit të parave nga aksionerët e kompanisë së lojërave të fatit APEX, përmes këtyre ndërtimeve.

“Aksionaret e APEX, parate e bixhozit i shperndane ne disa shoqeri qe blene apo themeluan (Invest Society, Techno-Alb, TD&Partners, Golden Land, Linea Style), duke filluar nga 2016 e vazhdim. Kontraktuan klientet e Rames, Anri Salen (51N4E) dhe Stefano Boeri-n (Archea Studio) per projektimin kullave ne bllok (2) dhe prane kulles se Sahatit. Kercenuan pronaret e truallit per te lidhur kontrate sipermarrje me ta, duke perdorur instrumentat e Bashkise Tirane. U pajisen me leje zhvillimore nga KKT, me firmen e Rames”, u tha në një deklaratë të opozitës në janarin e vitit 2019.

https://lapsi.al/2020/06/01/projektet-si-po-e-shperfytyrojne-kullat-milioneshe-qendren-e-tiranes/

Tani dy vite më pas, kur në mediat italiane po vlojnë përgjimet se Ndragheta po pastron paratë me ndërtimin e kullave në Tiranë, ata që e kanë verifikuar me sytë e tyre dëmet flasin për krisje të minares. Ndonëse, disa thonë se krisjet janë më poshtë apo diku lart, një gjë është e qartë: kryeqyteti po ndëshkohet nga etja e shfrenuar për para.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

Vini nën hetim SPAK-un

Nga Klodian Tomorri Justifikimi i djeshem i SPAK per tenderat emergjente te Covidit ishte i turpshem. Prokuroria pranon qe kitet u blene me cmim 3 ...

12:03

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI