Flash

Aktorja e filmave për të rritur blen kështjellën e DJ Avicii

Lapsi.al 22 January 2021
Aktorja e filmave për të rritur blen kështjellën e DJ Avicii

Për ata që nuk e njohin emrin e Mia Malkova, ylli amerikan i filmave për të rritur është bërë me shpejtësi një nga yjet më të mëdhenj në botë, duke ngritur statusin e saj të famshëm në një ndjekje marramendëse prej 7.4 milionë fansave vetëm në Instagram.

Megjithëse videot e saj janë pjesë e faqeve për filmat për të rritur, por tani, aktorja u kthye në influencere, duke arritur së fundmi edhe të blejë kështjellën ku banonte DJ i famshëm botëror, Avicii.

Në po atë kështjellë, DJ i ndjerë suedez i cili ndërroi jetë tri vjet më parë xhiroi albumin e tij të fundit në karrierë. Albumi u publikua në vitin 2019, pasi shumë producentë u vërsulën për të dhënë prekjen e fundit në shumë këngë të albumit, pasi Tim Bergling (aka Avicii) nuk i kishte përfunduar plotësisht ato në kohën e vdekjes së tij në Oman.

Të këshilluara

Ku ishte "zhdukur" Bella Hadid

Prej 16 ditësh Bella Hadid nuk bëhej e gjallë në rrjetet sociale dhe fansat kishin filluar të merakoseshin, duke qenë se zakonisht ajo është shumë aktive në Ins...

11:24

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI