Flash

Kylie Jenner bezdiset nga komentet në rrjet për dushin

Lapsi.al 22 January 2021
Kylie Jenner bezdiset nga komentet në rrjet për dushin

Dushi i Kylie Jenner ishte një prej temave më të diskutuara në rrjet këtë javë. Arsyeja? Sepse në një foto që ajo publikoi dushi dukej i vogël të jepte përshtypjen se nuk kishte aspak presion. Njerëzit nuk mund ta konceptojnë që një miliardere si Kylie të ketë një dush të tillë. Kaq u desh që në rrjet të shpërthenin memet. Kylie duket se u bezdis nga kritikat dhe publikoi dushin e teknologjisë së lartë që ndodhej në rezidencën e saj miliona dollarëshe, duke sqaruar se dushi tjetër ndodhej në zyrën e saj dhe se ishte po aq i mirë sa ai që ka në shtëpi. Kylie hapi videon e saj në Instastory me një pamje të dushit të saj në shtëpi, ndërsa u uroi 210 milionë ndjekësve të saj mirëmëngjesi.

Dushi kishte mure gri me stil minimalist dhe kishte gjithashtu një stol të përshtatshëm për t'u ulur gjatë dushit, si dhe një kokë të madhe katrore dushi që varej nga tavani një kokë më të vogël argjendi të ngjitur në mur.

"Unë vazhdoj të shoh në internet dushin tim. Mendoj se është një dush i mahnitshëm. Unë nuk kam asnjë problem me të, por të gjithë i shqetësoi presionin i ujit në atë dush,” tha Kylie me inat, ndërsa vazhdoi: “Në të vërtetë dushi në shtëpinë time është ky. Është i mrekullueshëm.”

Ajo hapi ujin dhe vendosi dorën për të treguar sa i fortë ishte presioni. Duket se miliarderja i ka marrë shumë seriozisht kritikat në rrjet, duke qenë se vendosi të reagonte në këtë mënyrë.

Të këshilluara

Ku ishte "zhdukur" Bella Hadid

Prej 16 ditësh Bella Hadid nuk bëhej e gjallë në rrjetet sociale dhe fansat kishin filluar të merakoseshin, duke qenë se zakonisht ajo është shumë aktive në Ins...

11:24

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI